test_test_test

Alienologjia

2 500,00 Lekë
Kopertina: Me karton të plastifikuar
Seria: Ologji

A ekzistojnë jashtëtokësorët? Po, ata janë krijesa reale dhe, ç’është më e rëndësishmja, ka kohë që jetojnë në gjirin e shoqërisë sonë! Duke lexuar këtë libër, ju tashmë bëheni anëtar i Shoqërisë për Organizimin e Kontakteve të Jashtëtokësorëve me Tokën. Gati për udhëtimin më të mahnitshëm që do t’ju njohë me jashtëtokësorët e që do t’ju ndihmojë të vendosni marrëdhënie me ta? Si pjesë e skuadrës, do të njihni fillimisht Gjithësinë ku jetoni, yjet dhe planetët, procesin e tokëformimit dhe jetën natyrore. Më tej, profesor Alan Greji do t’ju udhëheqë drejt një bote ku krijesat e hapësirës përzihen me të tokës. Do të njihni kështu llojet e ndryshme të jashtëtokësorëve, mënyrën se si kanë “komunikuar” ata me ne, anatominë e tyre, si dhe të fshehtat që na kanë mbajtur qeveritë në lidhje me ta. Ky libër është një udhëzues drejt botëve të tjera, nga Sistemi Diellor deri në kufijtë e kohës dhe të hapësirës; nga speciet e shumëllojshme në galaktikat e largëta, deri në gjendjen primitive të studimeve për jashtëtokësorët këtu në Tokë. Lexuesit mund të zgjidhin testet logjike që do t’ua mprehin inteligjencën; një hartë e universit do t’u tregojë vendndodhjen e botëve, do të gjejnë udhëzues për specien jashtëtokësore, skica të teknologjisë së alienëve dhe të anijeve të tyre kozmike, si dhe do të mësojnë të dallojnë jashtëtokësorët e infiltruar në shoqërinë njerëzore.

isbn:
978-9995641252
Përmasat:
310 x 260 mm
Mosha:
+8 vjeç
Faqe:
30
Write Your Own Review
Po shrkuani për:Alienologjia
Vlerësimi yt