test_test_test

Enciklopedia e kafshëve

1 200,00 Lekë
Libër prej kartoni të plastifikuar
Seria: Në ndihmë të projekteve shkollore

Fakte fantastike për mendjet kureshtare! Këto u dhuron “Enciklopedia e kafshëve” të gjithë fëmijëve që janë të apasionuar pas kafshëve. Por, a ka fëmijë që të mos ketë kërshëri e të mos dojë të zbulojë diçka për to? Ndaj, ky libër jep përgjigje të shkëlqyera për më se 200 pyetje të ndryshme, të tilla si: Pse gaforret ecin brinjazi, pse qajnë krokodilët, a ka ndonjë kafshë që ndien emocione si njerëzit, pse pinguinët nuk ngrijnë në dëborë etj. Këto përgjigje gjenden të gjitha në fund të librit, kështu që fëmijët, përveçse mësojnë e zbaviten, provojnë edhe njohuritë e tyre. Madje, mund të provojnë edhe njohuritë e shokëve e të familjarëve. Duke filluar me zogjtë e gjitarët e duke vazhduar me zvarranikët, kandrrat e peshqit, kjo enciklopedi emocionuese dhe plot me ngjyra është tejembanë e mbushur me figura të mrekullueshme dhe fakte të pabesueshme rreth mbretërisë së egër të kafshëve, e cila gëlon nga luspat, gëzofët dhe jargët.


isbn:
978-9928-240-70-5
Përmasat:
280 x 230 mm
Mosha:
+6 vjeç
Faqe:
150
Write Your Own Review
Po shrkuani për:Enciklopedia e kafshëve
Vlerësimi yt