Si mund t’ju kontaktoj?

Vizitoni faqen “na kontakto” për t’u informuar se si dhe me kë do të kontaktoni nga Aeditions.

Ku mund të regjistrohem për buletinin informativ?

Shkruani këtu e-mailin tuaj dhe do të filloni të merrni informacionet e reja nga Aeditions.

Jam regjistruar, po nuk kam marrë asgjë.

Për t’u siguruar që e-mailet tona ju vijnë në kutinë tuaj të mesazheve, përpiquni t’i shtoni infoaeditions.al adresës së e-mailit në hapësirën e regjistrimit, si edhe kontrolloni e-mailet e filtruara.

A mund të çregjistrohem nga buletini juaj informativ?

Në fund të buletinit tonë informativ ka një lidhje “çregjistrimi”; shtypeni atë dhe do të hiqeni nga lista e të regjistruarve.

BLERJA

Aktualisht ofrojmë shërbime të shitjes online, ndaj mund të blini produkte drejtpërdrejt nga ne.

Si mund të blej një libër në www.aeditions.al?

Ju mund ta kërkoni produktin, duke shkruar disa fjalë kyçe në hapësirën e kërkimit. Pasi ta keni gjetur librin që kërkoni, shtojeni në shportë. Kontrolloni edhe një herë librat që keni në shportë dhe përfundoni blerjen.

Si do të arrijë porosia deri tek unë ?

Porositë i dërgojmë përmes shërbimeve postare të nivelit të sigurisë së lartë, në Kosovë, në Shqipëri dhe në vende të tjera. Në çastin që kryhet pagesa (dërgimi i shumës në llogari), produkti bëhet gati dhe të nesërmen niset për në adresën tuaj. Brenda Shqipërisë, pakoja ju vjen për 1-2 ditë, ndërsa në vendet e tjera varet prej postës që do të zgjidhni.

Nëse nuk më vjen porosia edhe pas pagesës!

Në qoftë se ju vonohet pakoja më shumë se ditët e sipërpërmendura, ne kontaktojmë me shërbimin postar dhe kujdesemi për rastin. Kur të merrni pakon, duhet të firmosni në formularin që ju jep postieri. Ne do të qëndrojmë në kontakt me ju që nga çasti i dërgimit, e derisa porosia të mbërrijë në dorën tuaj.