test_test_test

Kushtet dhe rregullat

Këto kushte të shitblerjes (që këtu “Kushtet”) vlejnë për çdo porosi dhe blerje në lidhje me faqen. Ju lutemi, lexojini me kujdes kushtet. Kur bëni porosi ose blerje përmes faqes, ju i pranoni automatikisht këto kushte. Mos bëni porosi ose blerje përmes faqes, nëse nuk jeni dakord me këto kushte. Asgjë në këto kushte nuk prek të drejtat tuaja të parashikuara me ligj. Faqja dhe informacioni që përmban ajo, mund të shtohet, të hiqet, të ndryshohet dhe/ose të përditësohet, pa ju njoftuar. Ne mund të rishikojmë edhe këto Kushte ose njoftime të tjera ligjore në Faqe (përfshirë Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e privatësisë) pa ju njoftuar. Që të gjitha ndryshimet hyjnë në fuqi kur postohen në Faqe dhe ju duhet ta kontrolloni Faqen herë pas here, për të kontrolluar këto Kushte dhe njoftime të tjera ligjore

Përgjegjësitë tuaja

Duke kryer një porosi, duke përdorur Faqen dhe/ose duke bërë blerje përmes Faqes, ju na garantoni se jeni ligjërisht të aftë të lidhni një kontratë me ne, sipas vendit ku ndodheni. Ju jeni të vetmit përgjegjës për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave që jepni dhe për të na informuar mbi ndryshimet e tyre.
Faqen do ta përdorni vetëm në përputhje me Kushtet tona.

Porositë

Aeditions është përgjegjëse për dërgimin e çdo porosie librash, që është bërë përmes Faqes.
Aeditions ka detyrimin ligjor t’ju sjellë produktet sipas kësaj kontrate.
Për të zgjedhur produktet që doni të porositni, thjesht shtypni butonin “Hidh në shportë”, tek titulli përkatës i librit. Përdorni shportën për të parë përmbajtjen e shportës së blerjes. Për ta përfunduar porosinë, duhet të shkruani adresën e faturimit, të dërgesës, mundësitë e dërgesës (shikoni tarifën e postimit) dhe detajet e kartës së kreditit. Do të keni mundësi edhe të vendosni nëse adresa juaj duhet të ruhet për vizitën e radhës dhe nëse doni që ne t’ju kontaktojmë për qëllime marketingu. Kontrolloni të gjitha detajet e porosisë (nëse doni të ndryshoni diçka, shtypni “Modifiko” pranë asaj që doni të ndryshoni). Shtypni “Paguaj tani” për të përfunduar blerjen.
Mund të ruani disa adresa dërgimi, thjesht duke shkruar një adresë të re, siç kërkohet. Në vizitën tuaj të radhës, do të keni mundësi të zgjidhni mes adresave që keni përdorur më parë. Nëse keni pyetje në lidhje me porosinë, ju lutemi dërgoni një e-mail në [email protected]

Profili juaj

Pasi të keni krijuar një profil duke porositur një libër, detajet e profilit tuaj do të ruhen të sigurta në sistemin tonë, nëse ju keni zgjedhur që të ndodhë kjo. Duhet të vizitoni vetëm menunë “Hyr” dhe pastaj të shkruani adresën e e-mailit dhe fjalëkalimin. Nëse e keni harruar fjalëkalimin, shtypni “Kam harruar fjalëkalimin” për ta rivendosur dhe do t’ju ridërgohet. Kur të hyni në faqen e Detajeve të profilit, mund të modifikoni ose të fshini adresa të ruajtura faturimi apo dërgimi, si edhe mundësitë dhe preferencat.

Ç’mundësi pagesash kam?

Te gjitha pagesat kryhen me kartat e mëposhtme:
Visa
Visa Debit
Mastercard
American Express
Përveç zgjedhjes së llojit të kartës, duhet të plotësoni edhe numrin e kartës, të datës së përfundimit, emrin dhe adresën e mbajtësit të kartës. Mund t’ju kërkohet edhe kodi CSC, që janë tre numrat e fundit të numrit të gjatë në shiritin e firmës në pjesën e pasme të kartës ose katër shifrat në pjesën e përparme të kartës American Express

Çmimet

Çmimet e shfaqura zbatohen për porositë e bëra duke blerë nga Faqja. Të gjitha çmimet përfshijnë taksat dhe koston e transportit të dërgesës.
Të gjitha çmimet janë të sakta në kohën e shfaqjes online. Edhe pse nuk ka gjasë, nëse ndodh një gabim administrativ, prej të cilit një çmim del i gabuar në Faqe, ne ruajmë të drejtën ta korrigjojmë çmimin. Nëse zbulojmë një gabim në çmimin e çfarëdo produkti që mund të keni porositur ose blerë, ne nuk jemi të detyruar ta dërgojmë porosinë dhe do t'ju njoftojmë për gabimin dhe çmimin e saktë, sa më parë që të jetë e mundur. Në këto rrethana, nuk do të jeni të detyruar të vazhdoni ta kryeni blerjen dhe ne do t’ju dërgojmë një e-mail për të konfirmuar nëse doni ta vazhdoni blerjen me çmimin e saktë brenda një afati të përcaktuar. Nëse nuk na përgjigjeni brenda afatit të përcaktuar ose nëse nuk arrijmë t'ju kontaktojmë, atëherë do ta anulojmë porosinë ose blerjen dhe do t’ju kthejmë shumën që keni paguar. Ne nuk do të jemi të detyruar të vazhdojmë me porosinë ose blerjen, me çmim të parregullt, edhe nëse e kemi pranuar porosinë tuaj për një produkt të paraqitur me çmim të pasaktë dhe nuk kemi mundur t’ju njoftojmë për gabimin.

Ofertat speciale

Herë pas here mund të kemi oferta speciale. Ato do të jenë të vlefshme vetëm për afate të kufizuara kohore. Ne ruajmë të drejtën ta tërheqim ofertën speciale ose ta ndryshojmë çdo kusht (përfshirë edhe vlefshmërinë dhe datën e përfundimit) të ofertës speciale, në çdo kohë, pa ju njoftuar.

Libra që nuk janë në stok

Nuk mund të pranojmë porosi për libra, që nuk janë në stok. Çdo porosi e bërë për produktet jashtë stokut, do të anulohet dhe çdo shumë e paguar në lidhje me këto produkte, do të rikthehet. Nuk do të ofrohen produkte zëvendësuese, në vend të produkteve të porositura që mungojnë. Ju lutemi, kontrollojeni faqen më vonë, për të parë nëse ai produkt është kthyer sërish.

Pranimi i porosisë

Porosia juaj përbën një ofertë. Pasi të keni bërë porosinë, Aeditions do t'ju bëjë me dije për marrjen e porosisë, duke ju dërguar një e-mail në adresën që shkruat, kur bëtë porosinë te ne. Fakti që ju bëjmë me dije, nuk do të thotë që e pranojmë porosinë tuaj. Porosia pranohet nga Aeditions me nisjen e produkteve. Nëse, për ndonjë arsye, Aeditions nuk mund ta përmbushë porosinë tuaj, atëherë Aeditions do t’ju informojë me e-mail.

Pranimi i porosisë

Nëse keni nevojë ta përmirësoni porosinë, ju lutemi kontaktoni Aeditions, duke dërguar një e-mail në [email protected]

Dërgesa në Shqipëri

Pasi të bëni pagesën nëpërmjet bankës me kartë, ne do ta nisim porosinë në çdo qytet të Shqipërisë. Dërgesa në një adresë shqiptare cilësohet në Faqe gjatë porosisë. Kur t’ju kemi dërguar një konfirmim porosie, do t’ju dërgojmë produktin (produktet) në adresën e dërgimit, brenda afati kohor në bazë të postës që ju përzgjidhni.

Posta dhe tarifa

Porositë ndërkombëtare llogariten në çastin e porosisë, sipas peshës së produkteve të porositura dhe ju do të njoftoheni për koston, që para se të përfundoni transaksionin.

E drejta për të kthyer mallrat

Në rast se klienti kërkon t’i kthejmë paratë, fillimisht duhet të na dërgojë librin për të parë në çfarë gjendje është malli (kopertinë e dëmtuar, faqe të grisura etj.). Pasi ta vlerësojmë, do të kthejmë paratë për produktin. Paratë do të rikthehen dy ditë pasi të kemi marrë produktin për ta vlerësuar.

Garancitë tona

Ne ju garantojmë se produktet e blera nga ne përmes Faqes kanë cilësi të kënaqshme dhe përmbushin qëllimet e produkteve. Përgjegjësitë tona për humbje që mund të pësoni, kur bëni porosi ose blerje në Faqe, lidhen vetëm me çmimin e kombinuar të produkteve që keni blerë.