test_test_test

Deklarata e privatësisë

Ndërsa vazhdojmë ta zhvillojmë faqen dhe përfitojmë nga teknologjia për të përmirësuar shërbimet që ofrojmë, këto politika privatësie mund të ndryshojnë. Ndaj ne ju nxitim ta kontrolloni vazhdimisht këtë deklaratë, që të kuptoni politikat aktuale të privatësisë.
Duke hyrë dhe duke përdorur Faqen e Aeditions, ju pranoni kushtet e kësaj Deklarate të privatësisë së Aeditions, hartuar si më poshtë. Nëse nuk bini dakord me këto kushte, ju lutemi, mos hyni ose mos e përdorni këtë faqe.

Mbledhja e informacionit personal

Kur kryeni veprimtari në faqe, si regjistrimi/blerja e produkteve, Aeditions mund t’ju kërkojë të jepni informacione për veten, duke plotësuar dhe duke dorëzuar një formular online. E keni vetë në dorë, nëse doni të përfshiheni në këto veprimtari. Por nëse përfshiheni, Aeditions mund t’ju kërkojë të jepni informacion personal, si: emri, adresa e postimit, adresa e e-mailit dhe informacione të tjera identifikuese. Kur porositni produkte në faqe, mund t’ju kërkohet të fusni të dhënat e një karte krediti.
Në disa raste, informacioni personal që fusni, do të mbahet konfidencial nga Aeditions. Këto raste do të specifikohen në çastin e dorëzimit.
Aeditions e mbledh këtë informacion që të regjistrojë dhe të mbështetë pjesëmarrjen tuaj në veprimtarinë që zgjidhni. Për shembull, nëse porositni një produkt, informacioni përdoret për të regjistruar lejen dhe të drejtat tuaja, nëse ka të tilla, mbështetjen teknike, ulje ose përfitime të tjera, që mund t’u ofrohen përdoruesve të regjistruar. Nëse hyni në një konkurrim, informacioni mblidhet për të vlerësuar regjistrimin dhe për t’ju kontaktuar në lidhje me konkursin dhe çmimet. Aeditions e përdor informacionin tuaj edhe për t’ju informuar për produktet dhe shërbimet e saj.
Aeditions njeh dhe vlerëson rëndësinë e përdorimit me përgjegjësi të këtij informacioni. Nëse nuk dëshironi që informacioni qëi keni dhënë Aeditions-it, të përdoret për t’ju ndihmuar në lidhje me produktet e tjera dhe ofertat speciale nga Aeditions dhe ju e tregoni këtë zgjedhje kur e jepni informacionin, atëherëAeditions do të respektojë zgjedhjet tuaja. Ne nuk ua shesim informacionin tuaj personal palëve të treta.

Hyrja

Ndërsa përpiqemi t’ju sigurojmë se në Faqe mund të hyni 24 orë në ditë, ne nuk ngarkohemi me përgjegjësi nëse faqja është jashtë përdorimit për një periudhë kohe. Hyrja në Faqe mund të pezullohet përkohësisht dhe pa paralajmërim nëse dështon sistemi, për arsyemirëmbajtjeje, riparimi ose për arsye që nuk lidhen me ne.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Të gjitha materialet në Faqen tonë janë dhe mbeten nën pronësinë e Aeditions ose riprodhohen me leje të zotëruesve të të drejtave të autorit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Materialet në Faqen tonë nuk mund të merren ose të shkarkohen për përdorim personal ose për qëllime të tjera. Asnjë material nuk mund të kopjohet, të modifikohet, të botohet, të transmetohet ose të shpërndahet në formë tjetër, pa leje paraprake me shkrim nga Aeditions.