Libri i parë i ndaluar në Amerikë del në ankand për 35 000 dollarë

Po të mos ju duhen 35 000 dollarë, atëherë përdorini për të bërë një ofertë që të bleni një kopje të rrallë të librit të parë të ndaluar në Amerikë.

Christie,s në Nju Jork ka shpallur ankandin për një kopje të librit Kanani i ri shkruar nga Tomas Morton, një satirë politike e vitit 1637, që i nxehu keq puritanët e Nju Inglandit, sepse sulmonte besimet puritane. Ai u përpoq të niste një komunitet të lirë në Nju Inglënd, Mortoni u arrestua dhe u kthye në Angli, duke u akuzuar se ftoi popullsinë alongkuine në një festim pagan në komunitetin e tij. Si kundërpërgjigje, ai shkroi Kananin e ri, në të cilin, nga njëra anë, qortonte kolonizatorët puritanë, ndërsa, nga ana tjetër, lëvdonte moralin e alongkuinëve fisnikë. Me ndihmën e Ben Xhonsonit dhe figurave të tjera letrare të kohës, Mortoni arriti ta botonte manifestin e tij duke u kthyer kështu në një figurë të famshme politike.

Si për ironi, censura e puritanëve ia rriti edhe më shumë vlerën librit të tij. Kur një libër ndalohet, atëherë botohen më pak kopje, por, me kalimin e kohës, bëhet edhe më i kërkuar, sidomos për koleksionuesit. Në rastin e Kananit të ri, kanë dalë në ankand vetëm dy kopje të tjera në 30 vitet e fundit. Po të mos i keni ata 35 000 dollarë, mund ta lexoni falas të digjitalizuar në Project Gutenberg.

Burimi i informacionit, 3 Janar 2020: Electric Literature