Pse u nda nga bashkëshorti Bete Dejvis

Në vitin 1938, në gazetën The New York Times shkruhej se Bete Dejvisi po ndahej nga bashkëshorti Harmën “Oskar” Nellsën. Po pse, vallë?

Aktorja lexonte jashtë mase. Gazeta raportonte se Harmëni, zakonisht, ”rrinte e priste të shoqen, që lexonte më shumë se ç’duhej”. Ajo mendonte se puna që bënte, ishte më e rëndësishme se martesa, ndaj nuk hiqte dorë së lexuari libra e dorëshkrime, edhe kur Harmënit i vinin miq. Kuptohet që kjo gjë e kishte shqetësuar aq shumë të shoqin, saqë i kërkoi divorcin.

Burimi i informacionit, 13 Janar 2020: Open Culture