test_test_test

Dinozaurologjia

2 500,00 Lekë
Kopertina: Me karton të plastifikuar
Seria: Ologji

Ngjarjet në këtë libër zhvillohen në vitin 1907, kur eksploruesi Persi Foset dhe ndihmësi i tij, Raleig Rajms, nisen për të gjetur një ishull të humbur misterioz, ku bëjnë një zbulim tronditës: Dinozaurët ekzistojnë! Ky libër ndjek formatin standard të serisë Ologji, i cili përfshin informacione të fshehura pas fletëve të vogla të palosura, dhe është shkruar në formën e ditarit. Libri përmban edhe gjedhe interesante, siç është lëkura e alozaurit apo pluhuri i bririt të dinozaurit, ilustrime, foto dhe harta. Mënyra e faqosjes, mbivendosja e fletëve që të kujtojnë dokumentet e vjetra, si dhe lloji i shkronjës së përdorur, të ngjashme me atë të makinave të vjetra të shkrimit, do t’ju futin plotësisht në këtë botë misterioze. Në fund, si në të gjithë librat e kësaj serie, ju pret një sekret i rrallë...

isbn:
978-9928-1778-5-8
Përmasat:
310 x 260 mm
Mosha:
+8 vjeç
Faqe:
30
Write Your Own Review
Po shrkuani për:Dinozaurologjia
Vlerësimi yt