test_test_test

Erotikoni e Satirikoni

1 200,00 Lekë
Kopertina me karton të plastifikuar
Ky libër, i cili përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë "Erotikoni" dhe pjesa e dytë "Satirikoni", përmban 100 rrëfenja të mrekullueshme të përmbledhura nga Virgjil Muçi. Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vendi që ka njohur më fort gjëma e vuajtje sesa gaze e begati. Është një kohë kur oborret, qofshin të mëdha, qofshin të vogla, e princërve dhe fisnikëve arbër feksnin nga vezullimet e një qytetërimi, ku Perëndimi dhe Lindja puqeshin me krejt shkëlqimin e tyre verbues, ku binin në sy sjellje të holla dhe rrezëllimet sylëbyrëse të një qytetërimi e arti të përpunuar. Me sytë e mendjes ne mund të shohim kështjella të mrekullueshme me salla të zbukuruara e të hijeshuara, ku dëfrenin muzikantët e poetët, ku dama të hijshme hidhnin valle dhe u merrnin mendtë të rinjve me hiret e tyre që feksnin më fort se gurët e çmuar që u hijeshonin kryet dhe gjoksin. Kalorës, pazhë e shërbëtorë të veshur me petka të fisme, që shprehnin pasurinë dhe fisnikërinë e zotërinjve të tyre u jepnin jetë dhe gjallëri kështjellave dhe banesave të zotërve të Arbrit. Kopshte mikpritëse e të lulëzuara, manastire të pasura e murgj të ditur, qytete gjithë jetë ku lëvrinte tregtia janë disa nga dëshmitë që sjellin rrëfenjat tona dhe që përshkruajnë një jetë të qetë e të hapur ndaj kontakteve me njerëz dhe raca gjithfarësoj që lundronin ujërave të Mesdheut dhe udhëtonin nga viset rreth e qark.
isbn:
978-9995-641-15-3
Përmasat:
240 x 170 mm
Mosha:
+14 vjeç
Faqe:
415
Write Your Own Review
Po shrkuani për:Erotikoni e Satirikoni
Vlerësimi yt