test_test_test

Libri i plotë i përkujdesit për nënën dhe fëmijën

2 500,00 Lekë
Kopertina: Me karton të plastifikuar

Ky është një libër i posaçëm për atë që quhet edhe lidhja më e fortë në botë: për lidhjen mes nënës dhe fëmijës, një udhëzues që ju këshillon dhe ju mëson gjithçka, nga ngjizja, deri në vitin e tretë të jetës së fëmijës, periudhë shpesh e mbushur me ankth për nënat e reja. Me këtë udhëzues të hollësishëm, do të ndihesh e sigurt dhe “e armatosur” me armën më të fortë: dijen! Libri është i ndarë në tri pjesë të mëdha: 1. “Shtatzania dhe lindja”, që nis nga “të menduarit për shtatzaninë” e deri te “kthimi në gjendjen e zakonshme” pas lindjes. 2. “Si të kujdesemi për foshnjën”, me të gjitha hollësitë e nevojshme për të qarat, banjat, ushqimin, veshjen etj. dhe 3. “Shëndeti i fëmijës”, që ju vjen në ndihmë duke ju këshilluar e mësuar për çdo situatë e duke ju dhënë hap pas hapi zgjidhje për problemet e përditshme. Në libër do të gjeni një udhëzues për zhvillimin e foshnjës, këshillat e fundit për vaksinimet, ushqimin dhe ndërprerjen e gjirit, si dhe një përshkrim të sëmundjeve të fëmijërisë dhe zgjidhjet për to. Libri është shumë praktik, i ilustruar fazë pas faze, një manual i domosdoshëm i cili qartëson gjithçka enigmatike që i tremb nënat e reja. Falë këtij libri, kjo periudhë e jetës do të jetë e bukur dhe ju do ta shijoni siç e meritoni, pasi udhëzuesin e keni gjithnjë aty, për t’u këshilluar kurdoherë që do ta ndieni të nevojshme.

isbn:
978-9928-4160-7-0
Përmasat:
290 x 220 mm
Mosha:
+24 vjeç
Faqe:
264
Write Your Own Review
Po shrkuani për:Libri i plotë i përkujdesit për nënën dhe fëmijën
Vlerësimi yt