test_test_test

Make-up për 10 minuta

500,00 Lekë
Kopertina: Me karton të plastifikuar

Nëse jeni duke kërkuar frymëzim apo nëse synoni të mësoni si të bëni grimin e përsosur, pa shpenzuar shumë nga koha juaj e vyer, nëse keni nevojë të mësoni më shumë mbi artin e make-up-it dhe mbi kujdesin që duhet të tregoni për pamjen tuaj, ky është udhëzuesi i duhur! Të bësh make-up për dhjetë minuta? Me sa duket, është e mundur, falë këshillave të Boris Entrupit, make-up artist ekskluziv për Maybelline Jade. Pesëdhjetë pamje të ndryshme, që tregojnë pesëdhjetë fytyra dhe njëkohësisht pesëdhjetë teknika grimi, të gjitha të shpjeguara hap pas hapi. Këtu do t’ju mësojmë hap pas hapi teknikat që përdorin yjet që shkëlqejnë aq shumë në pasarela, truke të vogla, por të rëndësishme, mjetet e duhura për të përdorur këtë apo atë produkt grimi e shumë e shumë hollësi të tjera që çdo femër e di se sa të rëndësishme janë. Mënyrat për të hijezuar pjesët e duhura të fytyrës në bazë të formës së saj, hijezimi i përkryer i qepallave, teknikat e lyerjes së buzëve dhe të zgjedhjes së buzëkuqit... tashmë, ju keni në dorë të gjitha sekretet për t’u shndërruar vetëm brenda dhjetë minutash në një divë!

isbn:
978-9928-177-33-9
Përmasat:
240 x 190 mm
Mosha:
+18 vjeç
Faqe:
144
Write Your Own Review
Po shrkuani për:Make-up për 10 minuta
Vlerësimi yt