test_test_test

Përralla shqiptare 100+1 natë, libri i parë

1 200,00 Lekë
Kopertina: Me karton të plastifikuar

Ishte mos na ishte, na ishte njëherë... E kush nuk do të tundohej nga këtofjalë magjike që na kanë ftuar në botën e përrallave në fëmijërinë tonë dhe që na ftojnë sërish, duke na premtuar të njëjtën magji, në çdo moshë? Përmbledhja e Virgjil Muçit, “Përralla shqiptare 100+1 natë” është një libër që i ka munguar letërsisë sonë dhe që, tashmë, nuk duhet të mungojë në asnjë bibliotekë. Përrallat shqiptare të përmbledhura në një libër, të shkruara në mënyrë rrëfimtare, siç mund të tregohen vetëm përrallat, vijnë me shumëllojshmëri karakteresh popullore dhe me një gjuhë të pasur e të pastër shqipe, që i bën ato edhe më të çmuara. Plot 101 përralla të folklorit tonë, ku gjen mençurinë e popullit dhe personazhet që burojnë prej fantazisë së tij, qofshin ata njerëz të thjeshtë, kafshë, hajdutë apo heronj... që të gjitha për t’u lexuar me një frymë.

isbn:
99956-704-8-1
Përmasat:
240 x 170 mm
Mosha:
+12 vjeç
Faqe:
480
Write Your Own Review
Po shrkuani për:Përralla shqiptare 100+1 natë, libri i parë
Vlerësimi yt