test_test_test

Piratologjia

2 500,00 Lekë
Kopertina: Me karton të plastifikuar
Seria: Ologji

Ç’do të ndodhte nëse në det do të gjendej një sënduk, i cili, duke qenë i izoluar me katran, ka mbetur i pacenuar për shekuj me radhë? Po nëse brenda tij do të gjendej ditari i kapiten Uilliam Luberit, gjuajtës piratësh? Do të ndodhte që shumë mistere të piratëve do të zbuloheshin dhe një jetë e panjohur që mban era thesar do të vinte gjer në ditët tona, me një magji të pamohueshme, nën titullin “Piratologjia”. Libri që është shitur në të gjithë botën në më shumë se 5 milionë kopje, do t’ju çojë në shekullin XVIII, atëherë kur kapiten Luberi ishte vënë në ndjekje të Tmerrit të Deteve, pirates Arabela Drumond. Në këtë udhëtim do të përballeni me stuhitë, ndërsa lundroni drejt ishujve të thesarit, nën flamurin pirat. Një libër i jashtëzakonshëm për piratologët, që ka në brendësi informacione të shumëllojshme për këtë botë joshëse të së shkuarës. Nën kopertinën me kompas, do të gjeni fletëpalosje të këndshme, harta, skica, libërtha me kode dhe shprehje piratësh, paraqitje të pjesës së brendshme të anijes, paketa me pluhur ari, letra piratësh, si dhe një gur të çmuar, si një shpërblim, në fund të librit.

isbn:
99943-944-9-4
Përmasat:
310 x 260 mm
Mosha:
+8 vjeç
Faqe:
30
Write Your Own Review
Po shrkuani për:Piratologjia
Vlerësimi yt