Një koleksion i bukur me përrallëzat më të parapëlqyera të fëmijëve, si: “Kësulëkuqja”, “Piter Pani”, “Ujku dhe shtatë kecat”, “Sirena e vogël” dhe shumë të tjera, në një format shumë praktik. Ilustrimet e bukura, tekstet e thjeshta dhe shumëllojshmëria e ngjarjeve të përmbledhura në 12 libra të vegjël e të këndshëm, do ta bëjnë këtë koleksion shumë të dashur për fëmijët. Kështu, ata nuk do të ngurrojnë të shfletojnë me kënaqësi libër pas libri, edhe kur ju nuk do të mund t’ua lexoni.