Seria “Shpërbleje veten me yje ngjitëse” përmban katër tituj dhe ngjarjet në çdonjërin prej tyre zhvillohen në një mjedis të caktuar. Në librin “Deti”, fëmija do të ketë mundësi të argëtohet me të gjitha krijesat e detit në botën e tyre nënujore. Lojërat e shoqëruara me ilustrime të mahnitshme, si edhe figurat ngjitëse, do ta bëjnë atë të mos e lëshojë nga dora këtë libër. Dhe, nëse ai është aq i zoti sa t’u përgjigjet si duhet pyetjeve, mund ta shpërblejë veten me shumë yje ngjitëse.