Në çdo cep të botës hasen kafshë të ndryshme, të mëdha e të vogla, paqësore dhe të egra, të shpejta e të ngadalta. Ato zgjedhin për të jetuar vendin që u siguron ushqim dhe mbrojtje, ndaj një kafshë që e shikon në një mjedis, mund të mos e gjesh në një tjetër. Ky atlas ju tregon përhapjen e kafshëve në tokë sipas zonave gjeografike, zakonet e tyre, mënyrën e jetesës, si dhe kuriozitete nga më të ndryshmet. Në faqet e mëdha të atlasit do t’i shikoni kafshët me pamjen e tyre të plotë dhe do të plotësoni dijet tuaja për botën shtazore.