10 libra klasikë që duhet të lexojë çdo fëmijë
Blog
10 libra klasikë që duhet të lexojë çdo fëmijë

Gazeta Telegraph ka hartuar një listë me librat që duhet të lexojnë fëmijët tuaj, të cilët do t‘u tregojnë rrugën e bukur të leximit.
Saga e Harri Poterit që tashmë ka zënë vendin e një libri klasik modern, që duket se i shijon çfarëdolloj lexuesi.
Rrjeta e Sharlotës që flet për shoqërinë e veçantë mes derrkucit Uillbur, merimangës Sharlotë dhe të voglës Fen, që e bën të sajin derrkucin dhe gjen një mënyrë si ta shpëtojë nga fati i tij i trishtë.
Aventurat e Narnias është një kryevepër e fantazisë, që e duan si të vegjlit, edhe të rriturit. Nuk duhet të mungojë në bibliotekat e të vegjëlve.
Hobiti me protagonistët që janë krijesa të vogla “të ëmbla mjaltë e të forta si rrënjët e pemëve shekullore”, që jetojnë me thjeshtësi e urtësi në një peizazh të përkryer.
Princi i vogël është një klasik i vërtetë i letërsisë dhe flet për udhëtimet, miqësinë e zbulimin e botës e të ndjenjave. Një libër që të shoqëron për gjithë jetën.
Xhejmsi dhe pjeshka e madhe, ku Xhejmsi torturohet nga hallat e liga, Sfungjerja dhe Shkopja, por një burrë plak i premton një jetë të mrekullueshme, nëse pi një kupë me ca gjëra të gjelbra magjike. Dhe kështu Xhejmsi takon një pjeshkë të madhe dhe...
Era mes shelgjeve flet për një urith kureshtar, një mi dashamirës, një zhabë tekanjoze dhe një vjedull të urtë, që u hyjnë aventurave ndërsa zbulojnë botën.
Arushi Puh dhe miqtë e tij nuk kanë trupa të vërtetë, por copa pelushi të mbushura dhe duken si lodra. E megjithatë ata përfshihen në aventura të pabesueshme që rrëmbejnë edhe sot zemrat e miliona lexuesve.
Kopshti sekret, libri ku tregohet për Merin që e ka rritur shërbyesi indian dhe është kthyer në një vajzë të pandjeshme, mirëpo, kur shkon të jetojë me xhaxhanë e saj, zbulon miq të rinj e një kopsht vërtet të fshehtë.
Pipi Çorapegjata është historia e vajzës së vogël që jeton vetëm e s’ka frikë nga asgjë. Pipi na mëson se sjellja e mirë nuk i duhet kurrkujt, kur njerëzit nuk kanë shpirt bujar. Nuk ka fëmijë që të mos dojë të jetojë pa rregulla si Pipi.
Burimi: illibraio.it 5 Prill 2020
Featured Articles

10 libra klasikë që duhet të lexojë çdo fëmijë
Gazeta Telegraph ka hartuar një listë me librat që duhet të lexojnë fëmijët tuaj, të cilët do t‘...

Portokalli mekanik – 20 fakte për Enthëni Bërxhësin
Enthëni Bërxhësi (Anthony Burgess) njihet më së shumti për romanin e tij distopik, futurist e tmerrësisht të...

Aty ku njerëzit harrojnë të vdesin
Ju tashmë e dini që blogu i Aeditions sjell vazhdimisht artikuj që flasin për librat për fëmijë apo librat p&eum...

Robert Bërnsi dhe Uilliam Shekspiri: ku ngjasojnë me njëri-tjetrin?
Profesor Gerard Karuthërsi (Gerard Carruthers) ka marrë përsipër të zbulojë karakteristikat e përbashk&eu...

“S’ta ka fajin pasqyra që ke atë surrat”. Pse janë të mrekullueshme shprehjet frazeologjike? Nga Hana Xhejn Parkinson (Hannah Jane Parkinson)
Truri njerëzor del në të njëjtat përfundime, pavarësisht nga vendet, koha apo kulturat e ndryshme. Prandaj, ashtu si&...

Shpikja e arkivit
Përfytyro sikur të të bjerë në dorë kopja e vetme e një dorëshkrimi disashekullor. Një relikte e rrall...

Historia e trishtë e Kristofer MekKendëllsit
Kristofer MekKendëllsi është protagonisti i librit e i filmit të famshëm Në egërsinë e natyrës (Int...

Pse u nda nga bashkëshorti Bete Dejvis
Në vitin 1938, në gazetën The New York Times shkruhej se Bete Dejvisi po ndahej nga bashkëshorti Harmën “Oska...