Çfarë thonë librat për burrat e gratë
Blog
Çfarë thonë librat për burrat e gratë

Duke përdorur një model të ri kompjuterik, shkencëtarët gjetën dhe analizuan epitetet që përshkruanin gratë dhe burrat në 3,5 milionë libra të botuar në anglisht mes viteve 1900-2008. Librat e përzgjedhur i përkisnin letërsisë artistike dhe joartistike. U vu re se epitetet më të shpeshta që përdoreshin për të përshkruar gratë, ishin “e bukur“ dhe “seksi“, ndërsa burrat, përgjithësisht, haseshin “i drejtë“, “i arsyeshëm“ e “guximtar“. Sipas shkencëtares dhe asistent-profesores, Izabel Ougstajn, epitetet e përdorura për gratë kishin të bënin më së shumti me pamjen e jashtme, ndërsa ato që përdoreshin për burrat, lidheshin më tëpër me sjelljen. Po ashtu, shkencëtarët u përpoqën të analizonin nëse fjalët mbartnin ndjesi pozitive, negative apo asnjanëse, prandaj i ndanë ato në kategori semantike, si: “Sjellje”, “Trup” dhe “Ndjenja”. Pasi analizuan 11 miliardë fjalë, doli se fjalët me ngarkesë negative që kishin të bënin me pamjen e jashtme, ishin pesë herë më të shpeshta për femrat, se sa për meshkujt. Edhe pse librat janë botuar dekada më parë, sipas Ougstajnit, vazhdojnë të kenë ndikim të fortë te lexuesit. Tani studiuesit kanë vendosur të bëjnë kërkime duke i grupuar librat në: libra të letërsisë artistike dhe libra joartistikë. Në foton më poshtë do të gjeni të dhëna të studimit.
Burimi i informacionit, 25 Tetor 2019
https://www.weforum.org
Artikuj të përzgjedhur

Njerëzit që lexojnë shumë, janë më të këndshëm dhe më të ndjeshëm
Njerëzit mendojnë se minjtë e librave janë vetmitarë e të mbyllur në vetvete. Mirëpo shkenca na thotë ...

Të përhumbesh pas shkronjave
Fotografi Steve McCurry ka botuar librin "Mbi leximin" (On Reading) me ...

Sa do të doja të mos kisha hyrë nëpër udhën ku të çon "Rruga"
Ka disa libra, që nuk i çlexon dot më, sado fort ta dëshirosh këtë. Për disa syresh e dëshiron, sepse do t'...

Një libër për t’u shoqëruar me... aromë
Çdo lexues ka zakonet e tij: dikush lexon në qetësi të plotë, dikush me muzikë, dikush vetëm para se të fle...

Rreziku i së ardhmes është se njerëzit mund të bëhen robotë
Sociologu dhe psikanalisti gjerman, Erih From, thoshte se në shekullin XIX, gjatë industrializimit, Zoti ishte shpallur i vdekur, "munges...

Fama dhe qetësia nuk mund të shkojnë kurrë bashkë
Në esenë "Mbi vetminë" (nga vëllimi i parë i Eseve të tij), Montenji trajton një temë që ishte bë...

Kujdesi për trurin
Për shekuj me radhë, për të vënë në gjumë foshnjat, kemi përdorur teknika pa pasur asnjë lloj ide...

Çfarë ndodh 1 orë pasi hap një libër?
Libri, kjo shpikje e çuditshme, që i ndryshon mendjen e jetën njeriut në mënyrë djallëzore. Lexoni më posht...