Historia e trishtë e Kristofer MekKendëllsit
Blog
Historia e trishtë e Kristofer MekKendëllsit

Kristofer MekKendëllsi është protagonisti i librit e i filmit të famshëm Në egërsinë e natyrës (Into the wild) shkruar nga Jon Krakaueri.
Kristofer MekKendëllsi ishte nxënës i shkëlqyer. Ai kishte marrë vetëm një notë jokaluese, sepse nuk kishte pranuar ta bënte detyrën e fizikës ashtu siç i thoshte mësuesi. Që në shkollë, njihej për idealizmin e tij të padiskutueshëm. I ati e keqtrajtonte fizikisht e psikologjikisht nënën e tyre, madje edhe fëmijët i rrihte me rrip, si formë disiplinuese. Me sa duket, edhe e ëma sillej keq me ta, sidomos me Kristoferin, të cilin e akuzonte se ishte arsyeja pse nuk ishte ndarë me të shoqin. Kjo bëri që ai të tërhiqej e të izolohej edhe më shumë nga shoqëria. Kristoferi zbuloi se babai kishte edhe një familje tjetër në Kaliforni dhe se nuk ishte ndarë nga gruaja e parë, edhe pasi kishte njohur nënën e tyre. Atëherë, ai vendosi të mos i fliste më të atit. Pasi u diplomua në Emory, Kristoferi u bind që titujt e diplomat nuk bënin për të dhe fondin e mbetur të kolegjit, pra, 28 000 dollarë, i dha për bamirësi. Atë e frymëzonin aventurierët, si Xhek Londoni, ndaj, para se të nisej për në Alaskë, përshkoi shkretëtirat e Perëndimit. Rrugës iu prish makina, të cilën e la ashtu siç ishte me gjithë çelësa, bashkë me shënimin: “E fiton ai që arrin ta lëvizë nga vendi”. Prej aty u nis më këmbë. Ndërroi emrin në Aleks Supertramp dhe vendosi t'ia niste nga e para, duke lënë pas gjithçka që i kishin dhënë prindërit. Në ditët e para ia doli të vriste një dre (shiko foton), po, meqenëse nuk mundi ta gatuante, u pendua dhe ua la mishin ujqërve. Edhe pse e kishte nisur mbarë, hajet nuk i mjaftuan për shumë kohë. Kur i zbuluan trupin, Kristoferit i gjetën edhe disa sende, të cilat tani ruhen si suvenire: një aparat fotografik, disa libra, ditarin, thesin e fjetjes, ku u gjend trupi dhe një pushkë. Ai e kishte shënuar rrugën e kthimit, por, kur vendosi të kthehej, lumi Teklanika kishte përmbytur gjithçka dhe djaloshi mendoi të priste sa të binte niveli. Po të kishte përvojë si alpinist, doemos që do ta dinte se lumin mund ta kalonte në mëngjes ose do të gjente shtigje të tjera aty rrotull për ta kaluar. Kristoferi vdiq nga mosushqyerja, pasi nuk ka ditur t’i ruante ushqimet siç duhej. Sipas mjekëve, farat që hante, duhet të kenë pasur myk, i cili krijon çrregullime nervore, mungesë oreksi dhe humbje peshe. Autobusin e braktisur ku ndërroi jetë Kristoferi, tani e vizitojnë shumë nga ata që, si ai, duan ta braktisin shoqërinë e të kridhen aventurave.
Burimi i informacionit, 28 Janar 2020: History Collection
Artikuj të përzgjedhur

Si të përqendroheni
95% e njerëzve thonë se e kanë shumë të vështirë të përqendrohen
1. Vendoseni ushqimin në...

Fëmijët që marrin dashuri, japin dashuri kur rriten
Gjatë kryerjes së këtij studimi, specialisti i shquar dhe autori i librave psikologjikë "bestseller", Dr. Tim Elmore, ka zbulua...

Ja përse fëmijët duhet të mësohen që të lexojnë libra që në moshë të vogël
Në një artikull të kohëve të fundit në Huffington Post renditen të mirat që përfitojnë f...

Ja si ndikojnë detyrat e shtëpisë te fëmijët
Shkencëtari Harris Coopers, i cili për 25 vite me radhë ka kryer hulumtime dhe studime për ndikimin që kanë detyrat e...

10 Shprehje që prindërit nuk duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve:
Kur isha sa ty, isha më i miri!
Po të përdorësh këtë shprehje, fëmijët do të të...

Studim: 25 Fjalët që duhet të dijë një 2-vjeçar dhe kur duhet të shqetësohemi…
Gjatë konferencës së përvitshme të Shkencës së Avancuar që mbahet në Vankuver të Kanadasë, s...

Kur është mire të fillojmë t’u lexojmë fëmijëve?
Kjo është një pyetje që e shtrojnë sot shumë nëna. Përgjigjja ësht...