Ja si ndikojnë detyrat e shtëpisë te fëmijët
Blog
Ja si ndikojnë detyrat e shtëpisë te fëmijët

Shkencëtari Harris Coopers, i cili për 25 vite me radhë ka kryer hulumtime dhe studime për ndikimin që kanë detyrat e shtëpisë te fëmijët nën moshën 10- vjeçare, ka arritur në një përfundim të padëgjuar më parë. Sipas tij, detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor.
Për të arritur në këtë përfundim, ai sjell me qindra argumente ne librin "Beteja për detyrat e shtëpisë". Coopers-i ka mbrojtur fort tezën se në ciklin parashkollor dhe të ulët, nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive të tilla, ku klasifikohen edhe detyrat e shtëpisë. Nëse në ciklin e mesëm apo të lartë detyrat, projektet etj. janë mjaft efektive, te fëmijët nën 10 vjeç ndodh e kundërta.
Shkencëtari rendit disa arsye se pse mësuesit nuk duhet t’i ngarkojnë me detyra shtëpie nxënësit e shkollës fillore.
Padashur, detyrat e shtëpisë mund të ngjallin ndjenja negative ndaj shkollës. Gjëja e fundit që duhet të bëjnë mësuesit, është që t’i kthejnë fëmijët kundër shkollës. Detyrat e shtëpisë krijojnë një ndjenjë të rreme përgjegjësie. Ata që mbështesin idenë e detyrave të shtëpisë, thonë se ato i ndihmojnë fëmijët të bëhen më të përgjegjshëm, por kjo vlen në një moshë më të vonë.
Fëmijët kanë nevojë, mesatarisht, për dhjetë orë gjumë në ditë.
Që të jenë 100% produktivë në shkollë, në shtëpi duhet të pushojnë dhe jo të bëjnë detyra.
Artikuj të përzgjedhur

NËSE NUK GJEN KURRË KOHË PËR TË LEXUAR, ATËHERË PO JUSTIFIKOHESH
Nuk gjen dot kohë të lexosh nja dy faqe? Po si i dilet me gjithë ngarkesat e ditës? Ne po ju japim të paktën dy zgjid...

Rekomandimet e 22 ambasadorëve se cilin libër duhet të lexojmë nga vendi i tyre
Kur nisesh të vizitosh një vend të huaj, do të dish se ku të rrish, çfarë të hash, çfarë të ...

Pse leximi është shumë i rëndësishëm për trurin?
Marc Peyser
Mund të pini vaj peshku, të hani shafran indie, të paguani për kurse gjuhe, revista fj...

Do ta lidhje një libër rreth qafës?
“Lartësitë e stuhishme“, “Gra të vogla“, “Drakula“, “Romeo e Zhuljeta“ vijn&...

Kur gënjen për librat që ke lexuar...
Ju ka rastisur të flitet për libra klasikë dhe të hiqeni se i keni lexuar, sepse ia dini ngjarjet falë filmit të real...

Historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë
Sipas një anketimi të BBC-së, historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë, ësht...

Biblioteka e Librave të Ndaluar
Më 10 maj të vitit 1933, nazistët vendosën të digjnin librat “kundërgjermanë”, që, sipas tyre...

Bibliotekat: Aty ku ruhet kujtesa e botës
Po qe se edhe ti, ashtu si Horhe Luis Borhesi, mendon se parajsa është një bibliotekë, atëherë bëhu gati të...