Libri i parë i ndaluar në Amerikë del në ankand për 35 000 dollarë
Blog
Libri i parë i ndaluar në Amerikë del në ankand për 35 000 dollarë

Po të mos ju duhen 35 000 dollarë, atëherë përdorini për të bërë një ofertë që të bleni një kopje të rrallë të librit të parë të ndaluar në Amerikë.
Christie,s në Nju Jork ka shpallur ankandin për një kopje të librit Kanani i ri shkruar nga Tomas Morton, një satirë politike e vitit 1637, që i nxehu keq puritanët e Nju Inglandit, sepse sulmonte besimet puritane. Ai u përpoq të niste një komunitet të lirë në Nju Inglënd, Mortoni u arrestua dhe u kthye në Angli, duke u akuzuar se ftoi popullsinë alongkuine në një festim pagan në komunitetin e tij. Si kundërpërgjigje, ai shkroi Kananin e ri, në të cilin, nga njëra anë, qortonte kolonizatorët puritanë, ndërsa, nga ana tjetër, lëvdonte moralin e alongkuinëve fisnikë. Me ndihmën e Ben Xhonsonit dhe figurave të tjera letrare të kohës, Mortoni arriti ta botonte manifestin e tij duke u kthyer kështu në një figurë të famshme politike.
Si për ironi, censura e puritanëve ia rriti edhe më shumë vlerën librit të tij. Kur një libër ndalohet, atëherë botohen më pak kopje, por, me kalimin e kohës, bëhet edhe më i kërkuar, sidomos për koleksionuesit. Në rastin e Kananit të ri, kanë dalë në ankand vetëm dy kopje të tjera në 30 vitet e fundit. Po të mos i keni ata 35 000 dollarë, mund ta lexoni falas të digjitalizuar në Project Gutenberg.
Burimi i informacionit, 3 Janar 2020: Electric Literature
Artikuj të përzgjedhur

Klasë pa mure: epoka e harruar e shkollave në ajër të hapur
Kjo fotografi bardhezi më del përpara syve herë pas here në internet dhe në të përmblidhen gjithë dësh...

10 libra klasikë që duhet të lexojë çdo fëmijë
Gazeta Telegraph ka hartuar një listë me librat që duhet të lexojnë fëmijët tuaj, të cilët do t‘...

Portokalli mekanik – 20 fakte për Enthëni Bërxhësin
Enthëni Bërxhësi (Anthony Burgess) njihet më së shumti për romanin e tij distopik, futurist e tmerrësisht të...

Aty ku njerëzit harrojnë të vdesin
Ju tashmë e dini që blogu i Aeditions sjell vazhdimisht artikuj që flasin për librat për fëmijë apo librat p...

Robert Bërnsi dhe Uilliam Shekspiri: ku ngjasojnë me njëri-tjetrin?
Profesor Gerard Karuthërsi (Gerard Carruthers) ka marrë përsipër të zbulojë karakteristikat e përbashk...

“S’ta ka fajin pasqyra që ke atë surrat”. Pse janë të mrekullueshme shprehjet frazeologjike? Nga Hana Xhejn Parkinson (Hannah Jane Parkinson)
Truri njerëzor del në të njëjtat përfundime, pavarësisht nga vendet, koha apo kulturat e ndryshme. Prandaj, ashtu si&...

Shpikja e arkivit
Përfytyro sikur të të bjerë në dorë kopja e vetme e një dorëshkrimi disashekullor. Një relikte e rrall...

Historia e trishtë e Kristofer MekKendëllsit
Kristofer MekKendëllsi është protagonisti i librit e i filmit të famshëm Në egërsinë e natyrës (Int...