Një këshillë e dhimbshme prindërimi nga Kahlil Gibrani
Blog
Një këshillë e dhimbshme prindërimi nga Kahlil Gibrani

Një shekull më parë, ngecur mes dy botëve e dy luftërave botërore, poeti, piktori dhe filozofi libanezo-amerikan, Kahlil Gibran, me një fragment të shkurtër të “Profetit“, iu përgjigj disa pyetjeve të violinçelistit dhe mbrojtësit të famshëm të të drejtave të njeriut, Pablo Kazals, që kishin të bënin me përgjegjësitë prindërore dhe krijimin e një bote, që t’ia vlente për të rritur fëmijët. Në këtë libër klasik të vitit 1923, Gibrani flet për bazat e vërteta të krijimit të një miqësie, për guximin që duhet të tregojmë ndaj pasigurive të dashurisë, jep këshilla të shkëlqyera për ekuilibrin mes afrimitetit dhe pavarësisë në një marrëdhënie të shëndetshme, po nuk ngurron të flasë edhe për të ardhmen e fëmijët. Kështu, kur një nënë e re, me foshnjë në gji i kërkon këshillë për prindërimin, profeti poetik i Gibranit i përgjigjet:
Fëmijët e tu s’janë të tutë.
Ata janë bij e bija të vetë Jetës, që digjet të rrojë.
Mes teje kalojnë, po s’vijnë prej teje
Dhe sado që i ke pranë, prapë s’të përkasin ty.
Mund t'u falësh dashurinë, por jo mendimet e tua,
Se kanë të tyret.
Mund t'u strehosh trupin, por jo shpirtin,
Se shpirtrat e tyre rrojnë në shtëpinë e së nesërmes,
Që t’i s’mund ta vizitosh as në ëndrra.
Mund të luftosh të bëhesh si ata,
Po mos u përpiq t’i bësh si vetja,
Se jeta s’shkon për së prapthi e as pret të djeshmen.
Ju jeni harqet, prej nga fëmijët turren para si shigjeta të gjalla.
Harkëtari e sheh shënjestrën në shtegun e së pafundmes
Dhe Ai ju përkul me fuqinë e Tij,
Që të Tijat shigjeta të fluturojnë shpejt e sa më larg.
Ngazëllehuni kur përkuleni në dorën e harkëtarit,
Se ashtu siç do shigjetën në fluturim,
Ashtu Ai do edhe harkun që s’tundet.
Burimi i informacionit, 11 Tetor 2019
https://www.brainpickings.org
Artikuj të përzgjedhur

Njerëzit që lexojnë shumë, janë më të këndshëm dhe më të ndjeshëm
Njerëzit mendojnë se minjtë e librave janë vetmitarë e të mbyllur në vetvete. Mirëpo shkenca na thotë ...

Të përhumbesh pas shkronjave
Fotografi Steve McCurry ka botuar librin "Mbi leximin" (On Reading) me ...

Sa do të doja të mos kisha hyrë nëpër udhën ku të çon "Rruga"
Ka disa libra, që nuk i çlexon dot më, sado fort ta dëshirosh këtë. Për disa syresh e dëshiron, sepse do t'...

Një libër për t’u shoqëruar me... aromë
Çdo lexues ka zakonet e tij: dikush lexon në qetësi të plotë, dikush me muzikë, dikush vetëm para se të fle...

Rreziku i së ardhmes është se njerëzit mund të bëhen robotë
Sociologu dhe psikanalisti gjerman, Erih From, thoshte se në shekullin XIX, gjatë industrializimit, Zoti ishte shpallur i vdekur, "munges...

Fama dhe qetësia nuk mund të shkojnë kurrë bashkë
Në esenë "Mbi vetminë" (nga vëllimi i parë i Eseve të tij), Montenji trajton një temë që ishte bë...

Kujdesi për trurin
Për shekuj me radhë, për të vënë në gjumë foshnjat, kemi përdorur teknika pa pasur asnjë lloj ide...

Çfarë ndodh 1 orë pasi hap një libër?
Libri, kjo shpikje e çuditshme, që i ndryshon mendjen e jetën njeriut në mënyrë djallëzore. Lexoni më posht...