Po biblioteka e Karl Lagerfeldit?
Blog
Po biblioteka e Karl Lagerfeldit?

Sot u nda nga jeta stilisti i famshëm Karl Lagerfeld. Lagerfeldi kohë më parë tërhoqi vëmendjen e publikut edhe me bibliotekën e tij të stërmadhe, që ashtu si çdo gjë tjetër në jetën e tij, kishte një vendosje të pazakontë të librave.
Në raftet, që nisnin nga dyshemeja e ngriheshin deri në tavan, mendja krijuese pas Fendi dhe Chaneli donte librat të vendosur horizontalisht dhe jo vertikalisht. Lagerfeldi thoshte se duke i vënë kështu, s’do të përndrydhte qafën për të lexuar titujt dhe e kishte më të lehtë të gjente librin që donte.
Kjo lloj biblioteke bënte një kontrast të fortë në shtëpinë e stilistit, të mobiluar në stil modern e minimal. Thashethemet thonë që Lagerfeldi do t’ia lërë pasurinë maces së tij, një tymnajë jo fort e besueshme, po ja që mjafton kaq, që të shqetësohemi se kujt do t'ia lërë gjithë atë bibliotekë?
Artikuj të përzgjedhur

Kështu e kishe përfytyruar?
Mes ushqimit dhe letërsisë ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë dhe këtë marrëdhënie nuk na e d...

Një këshillë e dhimbshme prindërimi nga Kahlil Gibrani
Një shekull më parë, ngecur mes dy botëve e dy luftërave botërore, poeti, piktori dhe filozofi libanezo-amerikan, Kah...

Kur librat “shkaktonin” sëmundje vdekjeprurëse
Më 12 shtator 1895, një banore e Nebraskës, Xhes Alan, vdiq nga tuberkulozi, që, asokohe, në periudhën e ndërrim...

Vjeshta plot frymëzim e shkrimtarëve të mëdhenj
A e dini që vjeshta, ashtu si dikur, edhe sot, frymëzon shumë shkrimtarë të njohur? Ajo zë një vend aq të r...

Çfarë thonë librat për burrat e gratë
Duke përdorur një model të ri kompjuterik, shkencëtarët gjetën dhe analizuan epitetet që përshkruanin grat&...

10 FAKTE INTERESANTE PËR LIBRAT
E ku ka më mirë se të rehatohesh me një libër të mirë. Librat gjithmonë na përfshijnë n...

FRIGOBOOK: NË ROMË, FRIGORIFERËT E HEDHUR NË RRUGË KTHEHEN NË BIBLIOTEKA TË VOGLA
Në jug të Romës, në lagjen Vitinia, riciklimi dhe dashuria për librin shkojnë krah për krah. Kështu ...

BIBLIOTEKË NËN UJË, HËM...
Dy hotele në Kej Uest, SHBA, janë kthyer në parajsën e atyre që u pëlqen të lexojnë libra. Kur rrini...