Shpikja e arkivit
Blog
Shpikja e arkivit

Përfytyro sikur të të bjerë në dorë kopja e vetme e një dorëshkrimi disashekullor. Një relikte e rrallë. Tani, përfytyro sikur do ta shtrosh në një tavë pjekjeje apo do të fshish këpucët me të. Sipas historianes Elizabet Jeill (Elizabeth Yale), kjo gjë ndodhi me shkrimet e vjetra në fillimet e Anglisë moderne, para se librat e dorëshkrimet të arkivoheshin nëpër biblioteka, siç e kemi sot.
Jeilli shkruan se pas Reformimi Protestant të vitit 1536, manastiret u shpërndanë. Në dy dekadat që pasuan, Anglia ua zbrazi edhe bibliotekat. Disa koleksionues antikash u përpoqën të shpëtonin shumë materiale, mirëpo nuk kishin vend ku t’i ruanin gjithë ata libra e shkresa. Dikur njerëzit e përdornin pergamenën e qëndisur me shkronja elegante për të mbuluar librat, për të pastruar armët ose për të ruajtur dorashkat. Mbledhësi i antikave, Xhon Oubrei (John Aubrey), shkruan se, kur bënin birrë, përdornin si tapë pergamenat e dorëshkrimeve, pasi asgjë tjetër nuk e kryente më mirë këtë funksion.
Akademikët e shekullit XVII u llahtarisën kur morën vesh që gjithë ajo dije e pasuri shkoi dëm, pasi u shpërndanë manastiret. Ata u përpoqën të shpëtonin ç’të mundnin dhe të gjenin mënyra për t'i ruajtur e të krijonin arkiva të reja. Shumë mbledhës antikash gjetën rrugët për t’i gjurmuar e për t’i ndarë sipas fushave këto materiale. Kështu, hap pas hapi, u ngrit Muzeu Eshmoulian pranë Universitetit të Oksfordit, themeluar nga Elajas Eshmoul (Elias Ashmole). Ai ia la universitetit koleksionin e tij të mrekullueshëm, por me një kusht: do ta mbanin përgjithmonë, vetëm nëse do të punësonin një kujdestar, që do të ruante dhe do të katalogonte materialin.
Megjithatë, si në shekullin XVII, edhe sot, kur me anë të teknologjisë arkivohen sasi të paimagjinueshme materialesh, arkivistët përballen me të njëjtat probleme: Cilin informacion të mbledhin, si ta ruajnë, si ta katalogojnë dhe si ta ndajnë me efikasitet.
Burimi: JSTOR 7 shkurt 2020
Artikuj të përzgjedhur

Historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë
Sipas një anketimi të BBC-së, historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë, ësht...

Biblioteka e Librave të Ndaluar
Më 10 maj të vitit 1933, nazistët vendosën të digjnin librat “kundërgjermanë”, që, sipas tyre...

Bibliotekat: Aty ku ruhet kujtesa e botës
Po qe se edhe ti, ashtu si Horhe Luis Borhesi, mendon se parajsa është një bibliotekë, atëherë bëhu gati të...

Njerëzit që lexojnë shumë, janë më të këndshëm dhe më të ndjeshëm
Njerëzit mendojnë se minjtë e librave janë vetmitarë e të mbyllur në vetvete. Mirëpo shkenca na thotë ...

Të përhumbesh pas shkronjave
Fotografi Steve McCurry ka botuar librin "Mbi leximin" (On Reading) me ...

Sa do të doja të mos kisha hyrë nëpër udhën ku të çon "Rruga"
Ka disa libra, që nuk i çlexon dot më, sado fort ta dëshirosh këtë. Për disa syresh e dëshiron, sepse do t'...

Një libër për t’u shoqëruar me... aromë
Çdo lexues ka zakonet e tij: dikush lexon në qetësi të plotë, dikush me muzikë, dikush vetëm para se të fle...

Rreziku i së ardhmes është se njerëzit mund të bëhen robotë
Sociologu dhe psikanalisti gjerman, Erih From, thoshte se në shekullin XIX, gjatë industrializimit, Zoti ishte shpallur i vdekur, "munges...