Si do t’ju bëjë Kafka që të vini në dyshim gjithçka

Blog

Si do t’ju bëjë Kafka që të vini në dyshim gjithçka

2020-01-13 00:00:00 3 min lexim 0

Kafka lindi në vitin 1883 dhe u largua nga kjo botë në moshën 40-vjeçare prej tuberkulozit.

Romancieri dhe tregimtari hebre, Franc Kafka, mbahet si një figurë thelbësore e letërsisë së shekullit XX. Ai kërkoi që veprat e tij të digjeshin pas vdekjes, por, fatmirësisht, miku i tij Maks Brod nuk iu bind kësaj dëshire dhe sot ne kemi në dorë vepra, si: Procesi, Metamorfoza dhe Kështjella. Kafka ishte shumë i lidhur me të motrën, Otilinë, e cila e mbështeste më fort se kushdo në kohët e vështira. Jeta dashurore e Kafkës ishte po aq problematike, sa edhe marrëdhënia që ai kishte me shkrimet e veta. Sipas mikut të tij, Kafka ishte aq i pangopur për seks, saqë, në moshën 20-vjeçare, filloi të shkonte rregullisht nëpër shtëpi publike. Kishte fobi nga minjtë dhe, edhe pse e kishte kuptuar nga i buronte frika, nuk e mposhtte dot. Nuk kishte ndonjë mendim kushedi se çfarë për veten, madje kujtonte se të tjerëve u dukej i padurueshëm mendërisht e fizikisht. Pavarësisht nga historitë e shumta, nuk u martua kurrë, edhe pse u fejua dy herë me të njëjtën grua: Felis Bauerin dhe një herë të tretë me një pastruese dhomash hoteli, Zhuli Vohrizhekun. Ata vendosën edhe datën e dasmës, po një ditë përpara Kafka u arratis e shkoi me një grua tjetër. Nga radhët e pazakonta, që prodhoi pena e tij, po ju citojmë disa, të cilat do t’ju bëjnë të vini në dyshim gjithçka:

  1. Nëse të llahtaris vdekja, nuk ke jetuar ende.
  2. Unë arrij të dua vetëm diçka, të cilën mund ta vë aq lart mbi vete, sa të mos e mbërrij dot kurrë.
  3. Vetëm dy janë mëkatet e mëdha prej të cilave burojnë gjithë të tjerat: padurimi dhe dembelizmi.
  4. Mos e çoni kohën dëm duke kërkuar ndonjë pengesë, se mbase nuk ka.
  5. Më mirë fillo nga ajo që është e drejtë, se sa nga ajo që është e pranueshme.
  6. Flasin për gjëra që as s’i kuptojnë fare. Por, falë budallallëkut, ia dalin të jenë fort të sigurt në vetvete.
  7. Rinia është e lumtur, sepse arrin të shohë të bukurën. Kushdo që e ruan këtë aftësi, nuk plaket kurrë.
  8. Duke besuar me gjithë shpirt te diçka që nuk ekziston ende, arrijmë ta krijojmë atë. Atë çka nuk ekziston, nuk e kemi dashur me shpirt.

 

Burimi i informacionit 21 Janar 2020: ILoveIntelligence

← E mëparshme Tjetra →
0 Comment(s)

Artikuj të përzgjedhur