“S’ta ka fajin pasqyra që ke atë surrat”. Pse janë të mrekullueshme shprehjet frazeologjike? Nga Hana Xhejn Parkinson (Hannah Jane Parkinson)
Blog
“S’ta ka fajin pasqyra që ke atë surrat”. Pse janë të mrekullueshme shprehjet frazeologjike? Nga Hana Xhejn Parkinson (Hannah Jane Parkinson)

Truri njerëzor del në të njëjtat përfundime, pavarësisht nga vendet, koha apo kulturat e ndryshme. Prandaj, ashtu siç ka njerëz që mbledhin pulla, unë mbledh shprehje frazeologjike.
Ka disa profesionistë, për të cilët kam respekt të veçantë: përkthyesit. Ata na përcjellin fjalët e fjalimeve dhe të konferencave për shtyp të udhëheqësve të huaj dhe, duke u përpjekur të mos gabojnë, fatmirësisht, shmangin katastrofat gjeopolitike (edhe pse ndonjëherë punët kanë shkruar në prag të katastrofës). Në këtë grup hyjnë edhe përkthyesit e letërsisë, që më kanë dhuruar librin Mëshoji plugut mbi kockat e të vdekurve të polakes Olga Tokarçuk (Olga Tokarczuk), fituese e çmimit Nobel. Vetë libri ka një fill fabule që merret me përkthimin e Uilliam Blejkut (William Blake), apo me poezitë e Ana Ahmatovës (Anna Akhmatova).
Por përkthimet më të vështira mbeten ato të proverbave, të shprehjeve frazeologjike, të fjalëve të urta dhe të aforizmanve nga mbarë bota. Këto duhen prekur me kujdes, si plaçkat më të vyera të familjes, trashëguar brez pas brezi. Mes tyre hyjnë edhe rrëfimet gojore dhe mitet kombëtare.
Unë i mbledh këto shprehje, ashtu si ata që koleksionojnë pulla. Siç dihet, Italia ka shumë shprehje frazeologjike që kanë të bëjnë me ushqimin. “Avere gli occhi foderati di prosciutto” (të të zërë sytë proshuta), do të thotë të mos shohësh atë që e ke para syve (të zësh diellin me shoshë). Në Francë, “Pédaler dans la choucroute” (të pedalosh në lakër turshi), do të thotë të mos e bësh diçka shpejt ose të mos e përfundosh dot (vend numëro, xhiron bosh). Kjo shprehje më pëlqente shumë, sepse kujtoja se lidhej me strukturën e gjethes së lakrës, po më vonë mësova se shprehja e kishte marrë shtysën nga garat e hershme të Tour de France, ku kamionçinat, që u rrinin pranë atyre që mbeteshin pas, zakonisht mbanin reklama lakre turshi.
Kështu, më pëlqen kur kuptoj se truri njerëzor, në vende, në kohë ose në kultura të ndryshme, vëren të njëjtat gjëra. Po më shumë më pëlqen të krahasoj mënyrat e ndryshme me anë të të cilave shprehim të njëjtat vërejtje. Për shembull, në anglishte thuhet “A bad workman always blames his tools” (Punëtori i keq ua hedh gjithmonë fajin veglave). Po në rusishte? Është shumë më e ashpër: “Нечего на зеркало пенять, коли рожа крива” (S’ta ka fajin pasqyra që ke atë surrat) (në shqip: S’i bie dot gomarit, i bie samarit; në të ra unaza, fajin ta ka gishti). Kur dikush teshtin, në anglisht thuhet: “God bless you” (Të bekoftë Zoti). Në Mongoli shkojnë edhe më tej e thonë: “бурхан оршоо бутын чинээ сахал урга” (Të bekoftë Zoti dhe t’u bëfshin mustaqet gëmushë). Kushedi sa duhet t’u pëlqejë hipsterve kjo!
Po ka edhe shprehje aq të pazakonta, sa duhet të përdorësh gjithë fuqinë e imagjinatës. “Të dredhosh” në letonisht është “pūst pilotes” (të frysh bibat), që nuk ka pikë kuptimi dhe duket sikur po u bën padrejtësi rosave. Në kroatisht, për “ç’të mbjellësh, do të korrësh”, përdoret shprehja: “Doće maca na vratanca” (Përfundon macja te deriçka e vogël). Si, si? Sa do të mërzitej macja ime po t’i ngushtohej vendi kur hyn në derë. Suedezët, për të cilësuar një njeri të privilegjuar, që nuk ka pse punon fort për të kapur një vend të nderuar, përdorin shprehjen: “Att glida in på en räkmacka” (shkau mbi sandviç karkalecash) dhe duket se i rri fort për shtat.
Dhe së fundi, për ta mbyllur, kam zgjedhur një fjalë të urtë kineze që thotë: “Ndiz qiri, mjaft mallkove errësirën”.
Burimi: The Guardian 3 shkurt 2020
Featured Articles

10 libra klasikë që duhet të lexojë çdo fëmijë
Gazeta Telegraph ka hartuar një listë me librat që duhet të lexojnë fëmijët tuaj, të cilët do t‘...

Portokalli mekanik – 20 fakte për Enthëni Bërxhësin
Enthëni Bërxhësi (Anthony Burgess) njihet më së shumti për romanin e tij distopik, futurist e tmerrësisht të...

Aty ku njerëzit harrojnë të vdesin
Ju tashmë e dini që blogu i Aeditions sjell vazhdimisht artikuj që flasin për librat për fëmijë apo librat p&eum...

Robert Bërnsi dhe Uilliam Shekspiri: ku ngjasojnë me njëri-tjetrin?
Profesor Gerard Karuthërsi (Gerard Carruthers) ka marrë përsipër të zbulojë karakteristikat e përbashk&eu...

“S’ta ka fajin pasqyra që ke atë surrat”. Pse janë të mrekullueshme shprehjet frazeologjike? Nga Hana Xhejn Parkinson (Hannah Jane Parkinson)
Truri njerëzor del në të njëjtat përfundime, pavarësisht nga vendet, koha apo kulturat e ndryshme. Prandaj, ashtu si&...

Shpikja e arkivit
Përfytyro sikur të të bjerë në dorë kopja e vetme e një dorëshkrimi disashekullor. Një relikte e rrall...

Historia e trishtë e Kristofer MekKendëllsit
Kristofer MekKendëllsi është protagonisti i librit e i filmit të famshëm Në egërsinë e natyrës (Int...

Pse u nda nga bashkëshorti Bete Dejvis
Në vitin 1938, në gazetën The New York Times shkruhej se Bete Dejvisi po ndahej nga bashkëshorti Harmën “Oska...