Robert Bërnsi dhe Uilliam Shekspiri: ku ngjasojnë me njëri-tjetrin?
Blog
Robert Bërnsi dhe Uilliam Shekspiri: ku ngjasojnë me njëri-tjetrin?

Profesor Gerard Karuthërsi (Gerard Carruthers) ka marrë përsipër të zbulojë karakteristikat e përbashkëta, që lidhin dy poetët më të mëdhenj britanikë: Robert Bërnsin dhe Uilliam Shekspirin. Paçka se sot njihet si poet kombëtar, Shekspirin e mbanin si amator në kohë të tij. Bashkëkohësit, që nuk ishin aspak miqësorë me të, e shihnin me përçmim, pasi e quanin “zengjin të ri“, por edhe mbase ngaqë ruante fshehurazi identitetin e tij katolik.
Edhe Bërnsi solli në Eirshir një poezi skoceze, që fliste për lidhjet e forta me Edinburgun, verilindjen e Skocisë dhe jakobizmin. Menjëherë pas vdekjes së tij, një prej kundërshtarëve të shumtë u ankua për “bërnomaninë”, që shoqëronte famën e autorit. Edhe pse kur ishin gjallë nuk u pa e udhës që Shekspiri dhe Bërnsi të rreshtoheshin mes poetëve britanikë, më pas ata do të bëheshin dy shtylla të forta të identitetit kulturor britanik.
Suksesi i autorëve mbërriti e u përhap edhe në kolonitë. Gjatë shekullit XIX, Shekspiri u bë pjesë themelore e sistemit arsimor indian, ndërsa Bërnsi, i futur në çantat e skocezëve që kapërcyen oqeanin, mbërriti në Amerikë dhe në vende të tjera anglishtfolëse.
Kur ndodhej në burgun e ishullit Roben, Nelson Mandela e ruante si sytë e ballit një kopje të Shekspirit, kurse Bërnsin e patën për zemër sovjetikët dhe disa rrethe radikale indiane. Kjo ndodhi, mbase, sepse të dy shkruanin kundër puritanizmit, ekstremizmit politik dhe u kushtonin më shumë vëmendje grupeve të persekutuara. Kështu, Shekspiri dhe Bërnsi i treguan botës mbarë se, para se të ishe thjesht e vetëm britanik, duhej të ishe mbi të gjitha njerëzor.
Burimi: History Scotland 11 shkurt 2020
Artikuj të përzgjedhur

Historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë
Sipas një anketimi të BBC-së, historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë, ësht...

Biblioteka e Librave të Ndaluar
Më 10 maj të vitit 1933, nazistët vendosën të digjnin librat “kundërgjermanë”, që, sipas tyre...

Bibliotekat: Aty ku ruhet kujtesa e botës
Po qe se edhe ti, ashtu si Horhe Luis Borhesi, mendon se parajsa është një bibliotekë, atëherë bëhu gati të...

Njerëzit që lexojnë shumë, janë më të këndshëm dhe më të ndjeshëm
Njerëzit mendojnë se minjtë e librave janë vetmitarë e të mbyllur në vetvete. Mirëpo shkenca na thotë ...

Të përhumbesh pas shkronjave
Fotografi Steve McCurry ka botuar librin "Mbi leximin" (On Reading) me ...

Sa do të doja të mos kisha hyrë nëpër udhën ku të çon "Rruga"
Ka disa libra, që nuk i çlexon dot më, sado fort ta dëshirosh këtë. Për disa syresh e dëshiron, sepse do t'...

Një libër për t’u shoqëruar me... aromë
Çdo lexues ka zakonet e tij: dikush lexon në qetësi të plotë, dikush me muzikë, dikush vetëm para se të fle...

Rreziku i së ardhmes është se njerëzit mund të bëhen robotë
Sociologu dhe psikanalisti gjerman, Erih From, thoshte se në shekullin XIX, gjatë industrializimit, Zoti ishte shpallur i vdekur, "munges...