test_test_test

Hartë dhe guidë turistike: Durrësi

ALL500.00

Me hartën e plotë rrugore të qytetit të Durrësit në dorë, do ta keni shumë të lehtë të orientoheni në këtë qytet, si edhe të gjeni pikat kryesore turistike, të cilat janë të përcaktuara qartë në hartë dhe të ilustruara edhe me foto, përkrah pikës në të cilën gjenden. Një hartë tjetër fizike e rajonit ju tregon pikat turistike që ia vlen t’i vizitoni jo vetëm në Durrës, por edhe në zonat përreth tij, të gjitha të përcaktuara e të përshkruara hollësisht si në indeks, ashtu edhe me foto, bashkë me kostumet popullore të krahinës. Një përmbledhje e plotë për Durrësin historik, gjeografik, turistik dhe kulturor në gjashtë gjuhë, do t’ju vijë në ndihmë për të krijuar një ide më të plotë për vendin që po vizitoni. Informacionet praktike për vendet ku mund të hani, të flini, të shijoni jetën e natës dhe çdo gjë tjetër që do t’ju nevojitet, shoqëruar me numra telefoni dhe adresa, do ta bëjnë këtë botim një guidë të mirë turistike për këdo që shkel në qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë.

isbn:
978-99943-94-42-5
dimensions:
840 x 590 mm
Write Your Own Review
You're reviewing:Hartë dhe guidë turistike: Durrësi
Your Rating