test_test_test

Hartë dhe guidë turistike: Tirana

ALL700.00

A është Tirana vetëm qyteti i zhurmës dhe i jetës së natës ku gjallon aq bukur jeta, apo ka edhe shumë anë të tjera të panjohura dhe pika turistike interesante? Gjithçka do ta gjeni në këtë botim që i kushton një vend të posaçëm informacionit përmbledhës (në shtatë gjuhë) për kryeqyetetin, për historinë dhe veçantitë e tij. Harta e plotë rrugore, e domosodoshme për t’u orientuar në metropolin shqiptar, jep gjithçka me hollësi. Nga ana tjetër, harta fizike e rajonit, përveçse shpalos veçoritë e tij, ju sugjeron edhe pika turistike, objekte me interes të veçantë, monumente kulturore dhe tradicionale, por edhe ju tregon veshjet popullore të zonës përmes ilustrimeve. Këtë guidë e plotëson më së miri një kënd me të dhënat e ambasadave të huaja, një kënd tjetër ku tregohet sa larg ndodhet Tirana, zemra e vendit, nga qytetet e tjera, si edhe informacionet orientuese dhe praktike për akomodimin, ushqimin, jetën e natës, agjencitë turistike e të tjera.

isbn:
978-99943-94-41-8
dimensions:
840 x 590 mm
Write Your Own Review
You're reviewing:Hartë dhe guidë turistike: Tirana
Your Rating