test_test_test

Zbulo trupin e njeriut

ALL2,000.00
Libër me karton të plastifikuar
Seria: Librat trepërmasorë

I mbushur me fakte interesante dhe me shumë informacion, libri sjell një qasje gjithëpërfshirëse për t’u mësuar fëmijëve anatominë dhe funksionet e trupit të njeriut. Duke nisur me sistemin e lëkurës, çdo faqe hapet duke zbuluar sistemet e tjera në modelin plastik të njeriut që gjendet në qendër të librit dhe në informacionet që lidhen me këtë sistem në veçanti. Fëmijët do të mësojnë se pse kockat mund të përkulen e të mos thyhen, si udhëton gjaku përmes trupit, si kontrollojnë pjesë të ndryshme të trurit funksione të ndryshme të trupit dhe se çfarë u bën mushkërive pirja e duhanit. Kur hapni kopertinën, do të shikoni se si largohet lëkura dhe ju mund të dalloni skeletin dhe kafkën, kafazin e kraharorit dhe legenin, që mbahen nga faqet e trasha. Më tej, pas çdo faqeje që hapet, do të zbulohet një sistem dhe në modelin plastik do të veçohen organet e trupit të lidhura me këtë sistem. Një mënyrë e shkëlqyer për ta njohur trupin hollësisht, si dhe për të mësuar më shumë për veten dhe për shëndetin e mirë.

isbn:
978-9994376919
dimensions:
300 x 260 mm
age:
+8 vjeç
page:
16
Write Your Own Review
You're reviewing:Zbulo trupin e njeriut
Your Rating