HISTORIA E ARTIT NË SHQIPËRI

2 000 Lekë

HISTORIA E ARTIT NË SHQIPËRI

Studimi “Historia e Artit në Shqipëri – nga Prehistoria tek shek. XX” është rezultat i vazhdimit të traditës kur Instituti i Lartë Arteve në vitin 1990 botonte përmbledhjen më të mirë studimore të kohës me titullin Historia e Artit Shqiptar 1 (Tiranë, Sh. B. L. U.). Deri vonë ky botim mbeti përqasja më serioze mbi fenomenin nga prehistoria deri në shek. XIX dhe bazë e këtij botimi të fundit, patjetër përditësuar me kërkimet më të fundit shkencore. Studimi është ndarë në katër pjesë, Arti Prehistorik, Antikiteti, Arti Mesjetar Bizantin dhe ai Pasbizantin. Në gjithë kohështrirjen e tij ai shoqërohet nga një rubrikë me informacion të shkurtër plotësues mbi artin dhe qytetërimin e kohës. Ai shoqërohet nga mbi 600 ilustrime dhe shërben si literaturë bazë për disa universitete në vend.

ISBN: 978-9928-04-680-2 Mosha: + 18 vjeç

Përmasat: 170x 240 mm Faqe: 224

Kopertina: Libër me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:HISTORIA E ARTIT NË SHQIPËRI
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme