Libri i aktiviteteve për vajza

400 Lekë

LIBRI I AKTIVITETEVE PËR VAJZA

Sa u pëlqen vogëlusheve që, në morinë e vizatimeve e të ngjyrave, të gjejnë zanat e preferuara, të gjejnë e të ngjyrosin objektet e Qytetit të Ylbertë, të përvijojnë rrugën e astronautes që do të mbërrijë në Hënë… Pale pastaj, po të zbukurojnë kekët e vegjël të festës…

Ja, këto janë disa aktivitete mes shumë të tillave që gjenden në këtë libër, me të cilat mund të merren vogëlushet tuaja. Nga faqja në faqe, ato do të ndiejnë se ky libër do të bëhet shumë i dashur e i domosdoshëm për to, pasi jo vetëm që zbaviten, por edhe zhdërvjelltësojnë mendjen, çka është thelbësore në moshën e tyre. Kuptohet, veç aktiviteteve të larmishme, edhe figurat e ngjyrat e gjalla kanë rolin e tyre.

ISBN: 978-9928-287-10-6 Mosha: + 4 vjeç

Përmasat: 270 x 210 mm Faqe: 64

Kopertina: Me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Libri i aktiviteteve për vajza
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme