Margaritari i madh

400 Lekë

Seria: Historitë e xhaxha Tonit

Margaritari i madh

“Margaritari i madh” është një prej 6 librave me aventura të serisë “Historitë e xhaxha Tonit”, e cila përmban edhe këta tituj: “Kthimi i Robinsonit”, “Aldini, arushi magjik”, “Në kërkim të Dodosë së madh”, “Kështjella e viganit të keq”, “Balona misterioze”. Në këtë seri, me rrëfime plot aventura, mister dhe magji, si edhe me kaq shumë miq të rinj për të njohur e për t’i dashur, do të zbuloni botën fantastike të Tony Wolf-it.

Tomi dhe Peni ishin miq për kokë dhe jetonin pranë e pranë në zemër të një pylli të madh, duke e ndihmuar njëri-tjetrin me çka mundeshin. Por një ditë, Atila i tmerrshëm, një mi i madh me një këmbë druri, ia behu papritur në fshatin e tyre dhe rrëmbeu Penin. A do t’ia dalë Tomi që ta çlirojë miken e vet nga kthetrat e Atilës dhe bandës së tij? Cili është luani i guximshëm dhe i mistershëm, që do ta ndihmojë Tomin të mbërrijë në kështjellën e zezë, që ndodhet në fund të shkretëtirës? Lexojeni!

Certifikuar për sigurinë nga BE

ISBN: 978-9928-287-50-2 Mosha: +7 vjeç

Përmasat: 225 x 155 mm Faqe: 64

Kopertina: Libër me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Margaritari i madh
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme