Miq të vërtetë

800 Lekë

Seria: “Iriqi i vogël”

Miq të vërtetë

“Miq të vërtetë” është një ndër librat e serisë “Iriqi i vogël”, pa dyshim, ndër seritë më të bukura për fëmijë, si nga përmbajtja, edhe për nga ilustrimet dhe pjesët prej kadifeje të vërtetë, që gishtat e veckël nuk reshtin së prekuri dhe që ta ka ënda t’i shikosh. Ngjarjet zhvillohen në dimrin me dëborë. Nuk ka fëmijë që të mos i lexojë e të mos ndiejë mirësi, dashuri dhe një ngrohtësi të atillë, që i bën edhe më të paqtë e të mos ndihen kurrë vetëm e të trishtuar.    

Një mëngjes, porsa çeli sytë, iriq vogëlushi vuri re se gjithçka ishte mbuluar me qilimin e bardhë të dëborës. Po ç’bëri ai për të shpëtuar miushen e gjorë që ishte bllokuar? Një histori shumë e bukur mbi miqësinë dhe me një fund të këndshëm në kapuçin e kuq aq të veçantë.

Certifikuar për sigurinë nga BE

ISBN: 978-9928-349-29-3 Mosha: + 2 vjeç

Përmasat: 190 x 190 Faqe: 16

Kopertina: Libër me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Miq të vërtetë
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme