Nata e Vitit të Ri

800 Lekë

Seria: “Iriqi i vogël”

Nata e Vitit të Ri

“Nata e Vitit të Ri” është një ndër librat e serisë “Iriqi i vogël”, pa dyshim, ndër seritë më të bukura për fëmijë, si nga përmbajtja, edhe për nga ilustrimet dhe pjesët prej kadifeje të vërtetë, që gishtat e veckël nuk reshtin së prekuri dhe që ta ka ënda t’i shikosh. Ngjarjet zhvillohen në dimrin me dëborë. Nuk ka fëmijë që të mos i lexojë e të mos ndiejë mirësi, dashuri dhe një ngrohtësi të atillë, që i bën edhe më të paqtë e të mos ndihen kurrë vetëm e të trishtuar.    

Iriq vogëlushi mezi priste ta kalonte Vitin e Ri tok me miqtë e tij. Po kush i hëngri biskotat që zbukuronin bredhin? Po kapuçi i iriqit, ku u zhduk? A u prish festa e Vitit të Ri pas këtyre ngjarjeve apo shokët e bënë atë edhe më të bukur? Zbulojeni vetë.

Certifikuar për sigurinë nga BE

ISBN: 978-9928-349-28-6 Mosha: + 2 vjeç

Përmasat: 190 x 190 mm Faqe: 16

Kopertina: Libër me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Nata e Vitit të Ri
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme