Një dëshirë për krishtlindje

800 Lekë

Seria: “Iriqi i vogël”

Një dëshirë për Krishtlindje

“Një dëshirë për Krishtlindje” është një ndër librat e serisë “Iriqi i vogël”, pa dyshim, ndër seritë më të bukura për fëmijë, si nga përmbajtja, edhe për nga ilustrimet dhe pjesët prej kadifeje të vërtetë, që gishtat e veckël nuk reshtin së prekuri dhe që ta ka ënda t’i shikosh. Ngjarjet zhvillohen në dimrin me dëborë. Nuk ka fëmijë që të mos i lexojë e të mos ndiejë mirësi, dashuri dhe një ngrohtësi të atillë, që i bën edhe më të paqtë e të mos ndihen kurrë vetëm e të trishtuar.    

Ditën e Krishtlindjeve, shtëpiza e iriq vogëlushit i ngjante një vendi çudirash me boçe pishe dhe flokë dëbore vezulluese, por sidomos rrethuar nga miq e shokë. Lexoni aventurën e iriq vogëlushit çapkën, të pafaj e të mirë sa më s’ka, që çdo vogëlush e admiron dhe do të donte ta kishte shok.

Certifikuar për sigurinë nga BE

ISBN: 978-9928-349-27-9 Mosha: + 2 vjeç

Përmasat: 190 x 190 mm Faqe: 16

Kopertina: Libër me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Një dëshirë për krishtlindje
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme