Seria: “Libri im i parë anglisht-shqip”

900 Lekë

Seria: “LIBRI IM I PARË ANGLISHT-SHQIP”

Siç vërehet edhe nga titulli, kjo seri është e veçantë, pasi, për çdo ilustrim, krahas fjalës në gjuhën e nënës, vogëlushët mund të mësojnë edhe fjalën në anglishte.  

Kjo seri mjaft e thjeshtë, por edhe mjaft e vlefshme, përbëhet nga katër libërtha: 1. “Kafshët e detit”, në të cilin të vegjlit do të njohin një delfin të lumtur, një oktapod dhe një kalë deti…; 2. “Kafshët e egra”, në të cilin do të takojnë e do të gjejnë se cilat janë kafshët e egra, që janë ilustruar mjeshtërisht; 3. “Kafshët e fermës”, të cilat janë ndër të parat që ata njohin; 4. “Kafshët e pyllit”, në të cilin do të takojnë një dre bukurosh, një ketër kuqalash dhe një dhelpër lozonjare. Po ç’kafshë të tjera ka në këta libra? Shfletojini dhe mësojuani emrat si në shqipe, ashtu edhe në anglishte.

Certifikuar për sigurinë nga BE

ISBN: 978-9928-287-57-1 Mosha: + 2 vjeç

Përmasat: 150 x 150 mm Faqe: 18

Kopertina: Libër me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Seria: “Libri im i parë anglisht-shqip”
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme