Seria “Montesori”: Libri im i parë i frutave e i perimeve

350 Lekë

Seria “Montesori”

Metoda Montessori është themeluar nga fizikania dhe arsimtarja italiane Maria Montessori. Kjo metodë ka mbi 100 vjet që zbatohet me sukses në shumë vende të botës dhe përqendrohet te fëmijët duke u bazuar në vrojtime statistikore. Sipas saj, fëmija lind i aftë dhe me etjen për të marrë njohuri për botën që e rrethon. Ajo synon ta zhvillojë fëmijën fizikisht, shoqërisht, emocionalisht, por edhe të rritë tek ai aftësitë njohëse.

Metoda arsimore Montessori e vë theksin te zhvillimi i iniciativës së vetë fëmijës dhe tek aftësitë e tij natyrore, që dalin në pah përmes shpjegimeve e lojërave praktike. Në këtë mënyrë e me këtë synim janë hartuar edhe librat e mëposhtëm. Merr dije me anë të praktikës!

Libri im i parë i kopshtit të frutave e të perimeve 

Me këtë libër, Maria Montessori, me anë të bisedave interesante, do t’ju mësojë shumë gjëra për frutat dhe perimet. Vemja Xhill, roja e kopshtit të frutave e të perimeve, do t’ju rrëfejë udhën që përshkon përditë: nga zona ku gjenden pemët e agrumeve (këtu do t’ju tregojë portokallet, mandarinat etj.), te zona ku rriten frutat e ëmbla (pjeshkët, kajsitë, qershitë etj.), te zona e bimëve aromatike (rozmarina, sherebela etj.), te parcela e perimeve të llojllojshme e te frutat e vogla. Kjo histori shoqërohet edhe me lojëra të thjeshta e ilustrime shumëngjyrëshe.


Certifikuar për sigurinë nga BE

ISBN: 978-9928-287-84-7 Mosha: +3 vjeç

Përmasat: 160 x 160 mm Faqe: 20

Kopertina: Libër me karton të plastifikuar

Write Your Own Review
Po shrkuani për:Seria “Montesori”: Libri im i parë i frutave e i perimeve
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme