Seria “Montesori”: Lindja e një luleje

350 Lekë

Seria “Montesori”

Metoda Montessori është themeluar nga fizikania dhe arsimtarja italiane Maria Montessori. Kjo metodë ka mbi 100 vjet që zbatohet me sukses në shumë vende të botës dhe përqendrohet te fëmijët duke u bazuar në vrojtime statistikore. Sipas saj, fëmija lind i aftë dhe me etjen për të marrë njohuri për botën që e rrethon. Ajo synon ta zhvillojë fëmijën fizikisht, shoqërisht, emocionalisht, por edhe të rritë tek ai aftësitë njohëse.

Metoda arsimore Montessori e vë theksin te zhvillimi i iniciativës së vetë fëmijës dhe tek aftësitë e tij natyrore, që dalin në pah përmes shpjegimeve e lojërave praktike. Në këtë mënyrë e me këtë synim janë hartuar edhe librat e mëposhtëm. Merr dije me anë të praktikës!

Lindja e një luleje

Në këtë libër do të lexoni historinë e thjeshtë e të veçantë të farës së luleradhiqes ose të qumështores, siç i thonë ndryshe, pasi, po ta këputësh, lëshon një lëng të bardhë porsi qumësht. Po kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm se si lind një lule: lulja mëmë lëshon farat, era i përhap anembanë, farat bien në tokë e rrëmihin dheun, dielli dhe shiu i ushqejnë, e pastaj dalin sythat, pas tij çelin gonxhet, të cilat hapin petalet e më në fund çel lulja. Ja, pra, kështu do të njiheni me ciklin e plotë të jetës së një luleje. Të gjitha këto ilustrohen me anë të vizatimeve të spikatura e të këndshme.


Certifikuar për sigurinë nga BE

ISBN: 978-9928-287-81-6 Mosha: +3 vjeç

Përmasat: 160 x 160 mm Faqe: 20

Kopertina: Libër me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Seria “Montesori”: Lindja e një luleje
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme