Kjo seri përbëhet prej 2 librash:
1. Llogarit dhe ngjyros
2. Ngjyros sipas numrave
Bashkë me të famshmen Polly Pocket e miqtë e saj do të përmirësoni aftësitë matematikore dhe aftësitë vëzhguese duke u zbavitur. Në çdo faqe të këtyre dy librave ka vizatime interesante, të cilat mund të ngjyrosen sipas kodit të ngjyrave përbri. Përballuni me sfidat tërheqëse duke përfunduar vizatimet magjepsëse. Në fund të librit “Llogarit dhe ngjyros”, provoni se sa keni përparuar me veprimet matematikore.
Po ashtu, për t’ju argëtuar sa më shumë, në secilin libër ka edhe figura ngjitëse.