Free delivery over 3,000 L · Join the Readers Club and get 10% off

Cfare fshehin?

In stock
SKU
cfare-fshehin?
1 000,00 Lekë
Është i pari libër i plotë, që na njeh me hollësi me botën sekrete të kafshëve. Nuk është ajo bota e jashtme, për të cilën kemi dëgjuar e parë ngaherë, por është bota në të cilën ato fshihen e rehatohen, bota ku ndihen të sigurta e ku zakonisht lindin të vegjlit, pra, janë “shtëpizat”, foletë, strofkat, pallatet e tyre. Është mahnitëse, gati e papërfytyrueshme të shihni se si i ndërtojnë e i mirëmbajnë me imagjinatë dhe aftësi të jashtëzakonshme strehët e tyre bletët, milingonat, dhelprat, kastorët, arinjtë, oktapodët e sa e sa arkitektë të tjerë dhe se çfarë ka brenda në to... Shtëpitë e tyre janë tunele të nëndheshme, fole nëpër të çarat e shkëmbinjve ose në trungjet e pemëve, të bëra me baltë, me kashtë apo me dyll... Këto kafshë kanë një zotësi të tillë në këto punë, saqë edhe ne, njerëzit, ua kemi zili. Ky libër, që zgjon edhe kërshërinë e të rriturve, është hartuar nga një specialiste e shkencave natyrore me përvojë në botimet shkencore dhe edukative, si dhe nga një veterinere e apasionuar pas shkencave natyrore.
Libri i javës ✶ Kategori 33
shfleto pak

Hidh një sy brenda

FAQE 12

Është i pari libër i plotë, që na njeh me hollësi me botën sekrete të kafshëve.

FAQE 28

Nuk është ajo bota e jashtme, për të cilën kemi dëgjuar e parë ngaherë, por është bota në të cilën ato fshi...

FAQE 45

Është mahnitëse, gati e papërfytyrueshme të shihni se si i ndërtojnë e i mirëmbajnë me imagjinatë dhe aftës...

More Information
ISBN 9789928287854
Age Group 6+
nëse të pëlqeu kjo, do të dëshirosh...

Lexo më tej