Free delivery over 3,000 L · Join the Readers Club and get 10% off

Libri i filozofise

In stock
SKU
libri-i-filozofise
2 500,00 Lekë
Mbi 2000 vjet mendim filozofik, i përmbledhur në një libër! Si qenie kureshtare, ne, njerëzit, nuk mund të mos pyesim veten për botën përreth dhe për vendin që kemi në të. Filozofia lidhet më së shumti me procesin e gjetjes së përgjigjeve për këto pyetje. Por, sado interesant të jetë koncepti i filozofisë, të mësuarit e tij nuk është diçka e lehtë. Për këtë arsye është krijuar “Libri i filozofisë”, me ide të mëdha të shpjeguara thjesht. Me përmbledhjet hap pas hapi, grafikat dhe thëniet, ky libër e bën filozofinë të kuptueshme edhe për fillestarët në këtë fushë. Më shumë se 100 ide revolucionare të historisë së filozofisë, një fjalorth për shpjegimin e termave filozofikë, minibiografi të mendimtarëve më të rëndësishëm, shpjegime të mendimit filozofik të të gjitha kohërave, me një nëndarje në 6 periudha të mëdha, që nga viti 700 p.e.r e deri në ditët e sotme. Libri i filozofisë shkoklavit teori të ndërlikuara dhe hedh dritë mbi koncepte abstrakte, duke u shndërruar në zgjedhjen më të mirë për studentët e filozofisë dhe të shkencave politike, ashtu si edhe për këdo që ka një interes të përgjithshëm mbi mënyrën e formësimit të ideve tona politike, sociale dhe etike.
Libri i javës ✶ Kategori 33 Kategori 42
shfleto pak

Hidh një sy brenda

FAQE 12

Mbi 2000 vjet mendim filozofik, i përmbledhur në një libër!

FAQE 28

Si qenie kureshtare, ne, njerëzit, nuk mund të mos pyesim veten për botën përreth dhe për vendin që kemi në...

FAQE 45

Filozofia lidhet më së shumti me procesin e gjetjes së përgjigjeve për këto pyetje.

More Information
ISBN 9789928177421
nëse të pëlqeu kjo, do të dëshirosh...

Lexo më tej