Free delivery over 3,000 L · Join the Readers Club and get 10% off

Libri i plote i perkujdesit per nenen dhe femijen

In stock
SKU
libri-i-plote-i-perkujdesit-per-nenen-dhe-femijen
2 500,00 Lekë
Ky është një libër i posaçëm për atë që quhet edhe lidhja më e fortë në botë: për lidhjen mes nënës dhe fëmijës, një udhëzues që ju këshillon dhe ju mëson gjithçka, nga ngjizja, deri në vitin e tretë të jetës së fëmijës, periudhë shpesh e mbushur me ankth për nënat e reja. Me këtë udhëzues të hollësishëm, do të ndihesh e sigurt dhe e “armatosur” me armën më të fortë: dijen! Libri është i ndarë në tri pjesë të mëdha: 1. “Shtatzania dhe lindja”, që nis nga “të menduarit për shtatzaninë” e deri te “kthimi në gjendjen e zakonshme” pas lindjes. 2. “Si të kujdesemi për foshnjën”, me të gjitha hollësitë e nevojshme për të qarat, banjat, ushqimin, veshjen etj. dhe 3. “Shëndeti i fëmijës”, që ju vjen në ndihmë duke ju këshilluar e mësuar për çdo situatë e duke ju dhënë hap pas hapi zgjidhje për problemet e përditshme. Në libër do të gjeni një udhëzues për zhvillimin e foshnjës, këshillat e fundit për vaksinimet, ushqimin dhe ndërprerjen e gjirit, si dhe një përshkrim të sëmundjeve të fëmijërisë dhe zgjidhjet për to. Libri është shumë praktik, i ilustruar fazë pas faze, një manual i domosdoshëm i cili qartëson gjithçka enigmatike që i tremb nënat e reja. Falë këtij libri, kjo periudhë e jetës do të jetë e bukur dhe ju do ta shijoni siç e meritoni, pasi udhëzuesin e keni gjithnjë aty, për t’u këshilluar kurdoherë që do ta ndieni të nevojshme.
Libri i javës ✶ Kategori 33
shfleto pak

Hidh një sy brenda

FAQE 12

Ky është një libër i posaçëm për atë që quhet edhe lidhja më e fortë në botë: për lidhjen mes nënës dhe fëm...

FAQE 28

Me këtë udhëzues të hollësishëm, do të ndihesh e sigurt dhe e “armatosur” me armën më të fortë: dijen!

FAQE 45

Libri është i ndarë në tri pjesë të mëdha: 1.

More Information
ISBN 9789928416070
nëse të pëlqeu kjo, do të dëshirosh...

Lexo më tej