Free delivery over 3,000 L · Join the Readers Club and get 10% off

Libri i shpikjeve te medha

In stock
SKU
libri-i-shpikjeve-te-medha
1 200,00 Lekë
100 shpikje që ndryshuan botën, që nga shpikja e rrotës e deri te videolojërat. Një libër i pazakontë që na njeh me shpikjet që kanë bërë histori, duke na treguar se edhe zbulimi më i vogël mund t’u hapë rrugë shpikjeve të rëndësishme. Do të mahniteni kur të mësoni se si kanë lindur idetë e mëdha dhe si u zhvilluan ato, që nga makinat e avionët, te shtypi i shkruar, që nga llamba elektrike, tek antibiotikët, nga kitara elektrike, te xhinset. Libri është i ndarë në pesë kapituj, që grupojnë shpikjet e pesë fushave. Secila shpikje trajtohet në thellësi: si lindi, cilat janë shpikjet e tjera të ngjashme me të, si e ndryshoi botën ajo, si funksionon, si dhe për cilat shpikje të mëtejshme e hapi udhën. Informacioni vjen i përmbledhur dhe i trajtuar thjesht, që fëmijët ta përthithin me lehtësi. Po ashtu, ka edhe kuriozitete paksa me humor mbi mënyrën se si u pritën këto risi, tregon për shpikës që vdiqën të varfër dhe për mashtrues që përfituan prej tyre e shumë të tjera. Ilustrimet e qarta, të këndshme dhe të shumëllojshme, plotësojnë panoramën, duke e bërë këtë libër nga ata që mund të lexohen me dëshirë e kërshëri nga kushdo.
Libri i javës ✶ Kategori 33 Kategori 40
shfleto pak

Hidh një sy brenda

FAQE 12

100 shpikje që ndryshuan botën, që nga shpikja e rrotës e deri te videolojërat.

FAQE 28

Një libër i pazakontë që na njeh me shpikjet që kanë bërë histori, duke na treguar se edhe zbulimi më i vog...

FAQE 45

Do të mahniteni kur të mësoni se si kanë lindur idetë e mëdha dhe si u zhvilluan ato, që nga makinat e avio...

More Information
ISBN 9789928177438
Age Group 8+
nëse të pëlqeu kjo, do të dëshirosh...

Lexo më tej