Në serinë “Mëso dhe argëtohu”, libër pas libri dhe faqe pas faqeje, parashkollorët, si vëzhgues të vegjël, do të kenë shumë për të zbuluar, që nga njohuritë që lidhen me natyrën dhe hapësirën, deri te mjetet e përditshme e numrat dhe do të lexojnë shumë histori interesante. Duke luajtur me kafshët dhe jashtëtokësorët, ata do të mësojnë të bëjnë ushtrime me numra dhe do të vënë në punë logjikën. Më tej, enigmat për t’u zgjidhur, skicat për t’u ngjyrosur dhe shumë figura për t’u ngjitur, nuk do t’ju lënë t’i hiqni nga dora këta libra.