Seria “Montesori”: Lindja e një fluture

350 Lekë

Seria “Montesori”

Metoda Montessori është themeluar nga fizikantia dhe arsimtarja italiane Maria Montessori. Kjo metodë ka mbi 100 vjet që zbatohet me sukses në shumë vende të botës dhe përqendrohet te fëmijët duke u bazuar në vrojtime statistikore. Sipas saj, fëmija lind i aftë dhe me etjen për të marrë njohuri për botën që e rrethon. Ajo synon ta zhvillojë fëmijën fizikisht, shoqërisht, emocionalisht, por edhe të rritë tek ai aftësitë njohëse.

Metoda arsimore Montessori e vë theksin te zhvillimi i iniciativës së vetë fëmijës dhe tek aftësitë e tij natyrore, që dalin në pah përmes shpjegimeve e lojërave praktike. Në këtë mënyrë e me këtë synim janë hartuar edhe librat e mëposhtëm. Merr dije me anë të praktikës!

Lindja e një fluture

Në këtë libër do të lexoni historinë e thjeshtë e të bukur të një vemjeje që u bë flutur. Po kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm si në përrallë se prej nga çel vemja, me se ushqehet, si bëhet nimfë e në fund se si lind flutura. Kështu, pra, do të ndiqni të gjitha fazat e lindjes së një fluture, që nga flutura mëmë që lëshon vezët e deri te flutura e vogël. Të gjitha këto ilustrohen me anë të vizatimeve të spikatura e të këndshme.


Certifikuar për sigurinë nga BE

ISBN: 978-9928-287-82-3 Mosha: +3 vjeç

Përmasat: 160 x 160 mm Faqe: 20

Kopertina: Libër me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Seria “Montesori”: Lindja e një fluture
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme