Kur gënjen për librat që ke lexuar...
Blog
Kur gënjen për librat që ke lexuar...

Ju ka rastisur të flitet për libra klasikë dhe të hiqeni se i keni lexuar, sepse ia dini ngjarjet falë filmit të realizuar mbi atë libër? Ndonjëherë kjo ndodh edhe sepse fabula është kaq e njohura, sa duket sikur e njohin të gjithë. Për shembull, të gjithë e dinë që Odiseja kthehet në Itakë, po kush e ka lexuar vërtet të gjithë Odisenë?
Gazeta Telegraph, në Britaninë e Madhe vendosi të pyeste lexuesit e saj dhe zbuloi se cilët janë librat, për të cilët njerëzit hiqen se i kanë lexuar. Çuditërisht, një prej librave, për të cilët britanikët gënjejnë më shpesh se e kanë lexuar, por nuk e kanë prekur kurrë me dorë është “Liza në botën e çudirave”. Me sa duket, historia e shkruar nga Ljuis Kerolli njihet nga të gjithë për shkak të filmave të bërë mbi historinë e këtij libri.
Pas nuk mbeten as romanet e Dikensit. “Oliver Tuisti” (që është bërë film nga Roman Polanski) “Dejvid Koperfilldi” dhe “Shpresat e mëdha” nuk janë lexuar aq shumë sa besohet. Po kjo mbase pse Dikensi studiohet në shkollat britanike dhe thuajse të gjithë i dinë historitë e tij, edhe pa lexuar librin.
Edhe dramat e klasikëve të Tolstoi dhe Dostojevskit njihen nga të gjithë prej filmave. Mesa duket, jo kushdo merr mundimin të lexojë mjerimet e Ana Kareninës ose dallditë e Raskolnikovit. Mes romaneve policorë, gënjehet më së shumti për “Aventurat e Sherlok Holmsit” të Konan Dojlit dhe “Dhjetë indianët e vegjël” të Agata Kristit. Edhe “Kryezoti i unazave” ka të njëjtin fat, se njerëzve u vjen më kollaj të shohin filmat e suksesshëm bazuar mbi këta libra.
Mes klasikëve amerikanë, që të gjithë ua njohin historinë, pa shfletuar as edhe një faqe, janë “Të vrasësh trumcakun imitues” e Harpër Lisë, “Rojë në thekërishtën buzë greminës” e Salinxherit dhe “Gatsbi i madhërishëm” i Fitcxheraldit, që të gjithë e dinë si shkon ose nga versioni kinematografik me Robert Redfordin ose nga ai me Leonardo Di Kaprion.
Artikuj të përzgjedhur

Ja si ndikojnë detyrat e shtëpisë te fëmijët
Shkencëtari Harris Coopers, i cili për 25 vite me radhë ka kryer hulumtime dhe studime për ndikimin që kanë detyrat e...

10 Shprehje që prindërit nuk duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve:
Kur isha sa ty, isha më i miri!
Po të përdorësh këtë shprehje, fëmijët do të të...

Studim: 25 Fjalët që duhet të dijë një 2-vjeçar dhe kur duhet të shqetësohemi…
Gjatë konferencës së përvitshme të Shkencës së Avancuar që mbahet në Vankuver të Kanadasë, s...

Kur është mire të fillojmë t’u lexojmë fëmijëve?
Kjo është një pyetje që e shtrojnë sot shumë nëna. Përgjigjja ësht...