Studim: 25 Fjalët që duhet të dijë një 2-vjeçar dhe kur duhet të shqetësohemi…
Blog
Studim: 25 Fjalët që duhet të dijë një 2-vjeçar dhe kur duhet të shqetësohemi…

Gjatë konferencës së përvitshme të Shkencës së Avancuar që mbahet në Vankuver të Kanadasë, shkencëtarët kanë publikuar, në sajë të kërkimeve shumëvjeçare, një listë prej 25 fjalësh që një fëmijë 2-vjeçar duhet t’i dijë medoemos. Sipas tyre, nëse një fëmijë arrin t’i nxërë fjalët themelore të kasaj liste, atëherë nuk do të ketë probleme me të folurit. Këtu po përmendim disa prej këtyre fjalëve: po, jo, mami, babi, qumësht, lëng, top, qen, mace, banane, hundë, sy, biskotë, makinë, falemnderit, mirupafshim, këngë etj. Për këtë qëllim, specialistët i këshillojnë prindërit që t'u nxisin fëmijëve interesin për librin që në muajin e gjashtë të jetës. Në moshën 1-vjeçare, prindërit duhet t'u lexojnë fëmijëve përralla të ilustruara. Nuk këshillohet kurrsesi që të vegjlit të qëndrojnë përpara televizorit, duke parë filma vizatimorë. “Nëse fëmijët në moshën 2-vjeçare nuk i përdorin dot këto 25 fjalë, atëherë mund të flasin me vonesë, por, gjithsesi, nuk duhet të shqetësoheni. Nëse kur bëhet 2 vjeç e gjysmë, fëmija vazhdon të ketë probleme me të folurit, atëherë prindërit duhet të këshillohen me mjekun”, thotë profesor Leslie Recorla, i cili është marrë me këtë studim. Problemet me të folurit pas moshës 2 vjeç e gjysmë mund të jenë shenjë e problemeve më të rënda, si shurdhëria apo autizmi, ndaj këshillohet që këta fëmijë të vizitohen te mjeku specialist sa të mos jetë tepër vonë.
Artikuj të përzgjedhur

10 Të famshëm me biblioteka madhështore
Meqenëse folëm para pak ditësh për bibliotekën e famshme të Lagerfeldit, vendosëm që t 'u tregojmë edh...

Po biblioteka e Karl Lagerfeldit?
Sot u nda nga jeta stilisti i famshëm Karl Lagerfeld. Lagerfeldi kohë më parë tërhoqi vëmendjen e publikut edhe me bi...

Po ti, e do apo e urren Lizën?
Nuk e mbaj mend moshën kur e kam lexuar "Lizën në botën e çudirave", por kam ende para syve çastin kur e tërhoqa...

Shkëmbimi i librave në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara e në botë kanë filluar të vendosen nëpër rrugë kuti të vogla prej druri në...

Përse duhet ta mësojë fëmija programimin?
Programimi (kodimi) është një nga gjuhët më të përdorura në botë
Shkenca ...

Si të përqendroheni
95% e njerëzve thonë se e kanë shumë të vështirë të përqendrohen
1. Vendoseni ushqimin në...

Fëmijët që marrin dashuri, japin dashuri kur rriten
Gjatë kryerjes së këtij studimi, specialisti i shquar dhe autori i librave psikologjikë "bestseller", Dr. Tim Elmore, ka zbulua...

Ja përse fëmijët duhet të mësohen që të lexojnë libra që në moshë të vogël
Në një artikull të kohëve të fundit në Huffington Post renditen të mirat që përfitojnë f...