Kur është mire të fillojmë t’u lexojmë fëmijëve?
Blog
Kur është mire të fillojmë t’u lexojmë fëmijëve?

Kjo është një pyetje që e shtrojnë sot shumë nëna. Përgjigjja është: Që kur fëmijët janë ende në bark. Fëmijët e ndiejnë zërin e nënës dhe, nëse u flisni që kur i keni në bark, kuptohet që ata do ta shijojnë medoemos ëmbëlsinë që përcjell leximi i një përralle. Megjithatë, edhe nëse nuk e keni bërë qysh në fillim, nuk është kurrë vonë të edukoni lexues të mirë. Mos prisni derisa fëmijët të fillojnë të flasin plotësisht. Ndryshe nga filmat që shohin në televizor, leximi i një libri me përralla zhvillon aftësitë gjuhësore të fëmijës, duke i pasuruar fjalorin dhe kuptueshmërinë që në tri vitet e para të jetës, kur truri i tij zhvillohet me ritme shumë të shpejta. Nëse vazhdoni ta mbani fëmijën të lidhur me librin, edhe kur të fillojë të mësojë shkronjat e të lexojë, dijeni se do të bëhet më i zgjuar, do t’i kuptojë më shpejt mësimet në klasë dhe do të bëhet më i kulturuar, qytetar i denjë, i ushqyer me dashuri për librin e dijen.
Artikuj të përzgjedhur

Ja si ndikojnë detyrat e shtëpisë te fëmijët
Shkencëtari Harris Coopers, i cili për 25 vite me radhë ka kryer hulumtime dhe studime për ndikimin që kanë detyrat e...

10 Shprehje që prindërit nuk duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve:
Kur isha sa ty, isha më i miri!
Po të përdorësh këtë shprehje, fëmijët do të të...

Studim: 25 Fjalët që duhet të dijë një 2-vjeçar dhe kur duhet të shqetësohemi…
Gjatë konferencës së përvitshme të Shkencës së Avancuar që mbahet në Vankuver të Kanadasë, s...

Kur është mire të fillojmë t’u lexojmë fëmijëve?
Kjo është një pyetje që e shtrojnë sot shumë nëna. Përgjigjja ësht...