10 Shprehje që prindërit nuk duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve:
Blog
10 Shprehje që prindërit nuk duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve:

Kur isha sa ty, isha më i miri!
Po të përdorësh këtë shprehje, fëmijët do të të shohin si konkurrent, që nuk do të të arrijnë dot kurrë dhe çdo gjë që do të bëjnë, nuk do ta bëjnë për të mirën e tyre, por vetëm për të të bërë përshtypje ty.
Majmuni im i vogël, derrkuci im etj…
Kjo është mënyra më e gabuar për të thërritur fëmijën, pasi kështu ai ndihet si objekt dhe cënon formimin e personalitetit të tij si njeri. Duke e thirrur me emër, fëmija do të arrijë të identifikohet me botën dhe do të kuptojë vlerat e tij si individ.
Shiko, shoku yt doli më mirë në provim!
Harruat sesa acaruese ishte kur prindërit ju krahasonin me shokët, nëse ata dilnin më mirë në provim? Ndërsa kur ju dilnit më mirë se të tjerët, përdornin shprehjen klasike: Nuk më duhen të tjerët!
Kjo mënyrë krahasimi është e gabuar, sepse kështu fëmijët e marrin zët shokun me të cilin e krahasoni dhe ndërton marrëdhënie jo të shëndetshme në të ardhmen. Nuk do të të kem më xhan, po e bëre edhe një herë atë veprim! Po të shpreheni kështu, fëmijët do të ndiejnë gjithmonë ankth dhe frikë se mos bëjnë ndonjë gabim sado të vogël.
Mos më turpëro!
Në këtë situatë, fëmijët ndiejnë se nuk kanë zgjedhje në jetë - ata nuk do t’ju bëjnë kurrë të ndiheni krenar. Kjo është një plagë e thellë emocionale për fëmijën.
I ke ngjarë babit/mamit!
Nëse e përdorni për të shprehur pakënaqësitë tuaja, atëherë ndërtohet një marrëdhënie jo e shëndetshme. Dhe, nga ana tjetër, fëmija mendon: Unë nuk dua të jem si babi, ai është kokëfortë dhe i keq. Fëmija do të jetojë vazhdimisht me këto mendime negative, nëse ato i shpreh prindi.
Nëse nuk e mbaron gjithë pjatën, kur të rritesh, do të bëhesh ngordhalaq!
Në këtë rast, fëmija mund të ketë fobi të llojeve të ndryshme nga ushqimi. Paralajmërimi i prindërve mund të ketë efektin e kundërt të asaj që ka për qëllim të arrijë. Ata “mashtrojnë” me shprehje të tilla. Çështja është se mund të shkaktojnë lloj-lloj problemesh emocionale në lidhje me ushqimin, të cilat, nga ana e tyre, mund të sjellin probleme me peshën, vetëdijen dhe shumë të tjera.
Po nuk u solle mirë, do të të lë përgjithmonë te nëna!
Nga kjo shprehje, fëmija mund të mendojë se vlerësohet nga prindërit vetëm për aq kohë sa kënaq dëshirat e tyre. Fëmijët, të cilët kanë një përvojë të tillë, shpesh rriten duke mos e ditur se çfarë duan nga jeta dhe, prandaj përpiqen të kënaqin gjithë të tjerët.
Do të të ndëshkoj pastaj!
Fëmijët që dëgjojnë këtë shprehje, fillojnë ta shohin prindin më tepër si komandant (si shef), sesa si një kujdestar të dashur. Kështu, ata jetojnë me frikën e vazhdueshme të ndëshkimit dhe mundohen të bëjnë gjithçka për të kënaqur prindërit.
Nuk dua të të shoh më apo nuk dua të të dëgjoj më!
Kjo shprehje nënkupton: "Më ke shkatërruar jetën! Zhduku, m’u hiq sysh!” Natyrisht që një fëmijë mund të ndihet fajtor, pasi mund të mendojë se për këtë arsye prindërit nuk janë të lumtur. Pra, duhet të mendoni mirë e me kujdes para se t’i thoni diçka fëmijës. Përdorimi i këtyre shprehjeve mund të ketë pasoja të rënda në jetën e një njeriu. Duhet të përmirësoni mënyrën e komunikimit me fëmijën, që të përmirësoni sjelljen dhe jetën e tij.
Artikuj të përzgjedhur

NËSE NUK GJEN KURRË KOHË PËR TË LEXUAR, ATËHERË PO JUSTIFIKOHESH
Nuk gjen dot kohë të lexosh nja dy faqe? Po si i dilet me gjithë ngarkesat e ditës? Ne po ju japim të paktën dy zgjid...

Rekomandimet e 22 ambasadorëve se cilin libër duhet të lexojmë nga vendi i tyre
Kur nisesh të vizitosh një vend të huaj, do të dish se ku të rrish, çfarë të hash, çfarë të ...

Pse leximi është shumë i rëndësishëm për trurin?
Marc Peyser
Mund të pini vaj peshku, të hani shafran indie, të paguani për kurse gjuhe, revista fj...

Do ta lidhje një libër rreth qafës?
“Lartësitë e stuhishme“, “Gra të vogla“, “Drakula“, “Romeo e Zhuljeta“ vijn&...

Kur gënjen për librat që ke lexuar...
Ju ka rastisur të flitet për libra klasikë dhe të hiqeni se i keni lexuar, sepse ia dini ngjarjet falë filmit të real...

Historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë
Sipas një anketimi të BBC-së, historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë, ësht...

Biblioteka e Librave të Ndaluar
Më 10 maj të vitit 1933, nazistët vendosën të digjnin librat “kundërgjermanë”, që, sipas tyre...

Bibliotekat: Aty ku ruhet kujtesa e botës
Po qe se edhe ti, ashtu si Horhe Luis Borhesi, mendon se parajsa është një bibliotekë, atëherë bëhu gati të...